Nëna rrezikon jetën dhe i dhuron një pjesë të mëlçisë djalit të saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zjarrëfikësi Jonathan Roscoe, është mësuar të shpëtojë jetë, por ishte gruaja e tij, Danielle, ajo që i ka shpëtuar jetën djalit të tyre, Otis, duke dhuruar një pjesë të mëlçisë së saj, pasi mjekët paralajmëruan se ai do të vdiste pa transplantin.

Otisit i duhej një operacion urgjent, i njohur si procedura “Kasai”, ku disa nga kanalet biliare të dëmtuara do të hiqeshin dhe do zëvendësoheshin me një “lak” të zorrëve për të lejuar rrjedhjen biliare, por edhe kjo nuk ishte e garantuar të kishte sukses.

Dy ditë më vonë, djali i saj i’u nënshtrua një operacioni të ndërlikuar që zgjati tetë orë. Doktorët thanë se, vetëm pas një muaji mund të dallonin nëse operacioni ishte i suksesshëm ose jo. “Pas operacionit, nuk pati asnjë ndryshim – ai dukej plotësisht i njëjti”,- thotë Danielle.

E vetmja gjë që ato mund të bënin ishte të prisnin për rezultatin e operacionit. Çdo ditë, Danielle duhet ti jepte djalit të saj dhjetëra ilaçe dhe vitamina të ndryshme. Statistikat e NHS-së kanë treguar se, janë rreth 405 të rritur dhe 34 fëmijë që presin një transplant të mëlçisë. Të rriturit presin mesatarisht 91-107 ditë; fëmijët 84 deri në 130 ditë.

Otis duhet të marrë vazhdimisht ilaçe në mënyrë që trupi i tij, të mos refuzojë mëlçinë e tij të re. Kjo e bënë atë më të prekshëm ndaj infeksioneve të përditshme. Kohët e fundit një mikrob në stomak e bëri atë të kalonte në kujdes intensiv për një javë.

Prindërit e tij nuk e dinë se sa do të zgjasë mëlçia e tij. “Mund të zgjasë përgjithmonë ose ai mund të ketë nevojë për një transplantim tjetër brenda dy viteve”,- thotë Danielle. Ata mezi presin të kalojnë Krishtlindjet këtë vit. “Kam mësuar të jem mirënjohëse për çdo moment që kaloj bashkë me djalin tim”,- u shpreh mamaja.

Lexo edhe :  “Liria do të triumfojë në 11 maj”/ Meta: Ndryshimi ynë i parë do të jetë Kodi elektoral!

“Otis dhe unë kemi shenjat e operacionit në bark. Unë i them atij se, ato janë të mrekullueshme pasi tregojnë se kjo i dha atij mundësinë për të jetuar”,- ka përfunduar nëna rrëfimin e saj për “Daily Mail”./Fjala.al/Përgatiti dhe përshtati: Kamela Liko/ Burimi: Daily Mail/

Të fundit

“Skandal në ceremoninë e medaljeve, kampioni i Shqipërisë u quajt tradhtar”

Komiteti Olimpik Shqiptar denoncon sjelljen e Presidentit të Federatës Ruse të Mundjes ndaj mundësit Chermen Valiev, i cili u...

Gjermania ngre alarmin, Forcat Ajrore trajnohen për skenarin e sulmit rus

Gjermania është e vetëdijshme se nëse Putin del i fituar nga Ukraina, radhën e ka Europa dhe në veçanti Berlini. Për këtë arsye, Forcat...

“Gabimi më i madh i jetës sonë…” Bashkëshortja e Alvaro Moratas rrëfen për ribashkimin

Futbollisti i famshëm, Alvaro Morata, dhe bashkëshortja e tij, Alice Campello, kanë ndarë së fundmi detaje të sinqerta për periudhën e vështirë që kaluan...

Basha: Pa zgjidhur çështjen e pronës, Shqipëria mbetet një ekonomi primitive!

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidati për deputet Rajmond Dervishi, ishin në një takim me inxhinierë dhe banorë të Vorës...

“Mungesë e theksuar meritokracie”, Faik Basha largohet nga Partia e Lirisë

Faik Basha ka dhënë dorëheqjen nga çdo post që mbante te Partia e Lirisë. Sipas tij, ky vendim vjen pas "një periudhe të gjatë reflektimi...

Lajme të tjera

Web TV