OSBE: 70% e grave kanë përjetuar një formë të dhunës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rreth  70% e grave në Evropën Jug-Lindore dhe Lindore kanë përjetuar një formë të dhunës: seksuale, fizike, psikologjike, ngacmim seksual ose përndjekje, por raportimi i incidenteve mbetet i ulët. Vetëm 15% e grave raportuan në polici incidentin më të rëndë të dhunës nga partneri aktual. Këto janë gjetjet e një raporti të publikuar nga sekretariati i OSBE-së, i cili publikoi sot një faqe të re interneti që përmban burimet për ndihmë dhe informacione, si përkrahje e përpjekjeve për të parandaluar dhe luftuar dhunën ndaj grave. E disponueshme në gjashtë gjuhë, www.stopvawnow.org/ është krijuar si një mjet praktik për zyrtarët, organet e zbatimit të ligjit, organizatat e shoqërisë civile dhe publikun e gjerë në Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, si dhe në Moldavi dhe Ukrainë.

Faqja e internetit është krijuar enkas që përdoruesit të gjejnë informacionin që u nevojitet në mënyrë të thjeshtë e sa më shpejt, me të dhëna, udhëzime dhe kontaktet kryesore që janë të rëndësishme për secilin vend. Nën seksionin “Kam nevojë për ndihmë”, gratë që përjetojnë dhunë mund të gjejnë informacione me kë mund të kontaktojnë nëse kërkojnë mbështetje, siç janë numrat e telefonit të OJF-ve lokale, si dhe linjat telefonike për ndihmë.

Nën seksionin “Dua të ndihmoj”, OSBE ka përpiluar hapat që qytetarët e interesuar mund të ndërmarrin për të qetësuar situata kritike, për të mbështetur gratë dhe për të rritur ndërgjegjësimin.

Seksioni “Dua informacion” jep detaje të mëtejshme mbi rezultatet dhe rekomandimet e Anketës së OSBE-së për Mirëqenien dhe Sigurinë e Grave, të botuar në fillim të këtij viti. Anketa zbuloi se 70% e grave në Evropën Jug-Lindore dhe Lindore kanë përjetuar një formë të dhunës: seksuale, fizike, psikologjike, ngacmim seksual ose përndjekje, por raportimi i incidenteve mbetet i ulët. Vetëm 15% e grave raportuan në polici incidentin më të rëndë të dhunës nga partneri aktual.

“Ky burim online bazohet në rezultatet e Anketës së OSBE-së për Mirëqenien dhe Sigurinë e Grave, e cila tregoi se  gratë që kanë përjetuar një incident të dhunshëm duan më së shumti mbështetje morale dhe dikë për të biseduar”, tha Serani Siegel, menaxhere e projektit të anketës. “Sondazhi gjithashtu theksoi rëndësinë e të folurit dhe ofrimit të burimeve për gratë për raportimin e incidenteve të dhunës. Faqja e internetit do të ndihmojë në këtë drejtim dhe do t’iu mundësojë grave që të gjejnë një sërë opsionesh për raportimin e dhunës dhe marrjen e mbështetjes së nevojshme”.

Lexo edhe :  Në një botë më të nxehtë, duhet të kapërcejmë frikën nga hijet

Faqja e internetit është dizajnuar që të shërbejë si burim për zyrtarët qeveritarë, organet e zbatimit të ligjit, OJQ-të, akademikët dhe mediat për të kuptuar më mirë rëndësinë e këtij problemi, si dhe jep udhëzime për  implementimin e politikave dhe praktikave. Duke ofruar të dhëna për këto çështje, kjo faqe ka për qëllim të luftojë qëndrimet e fajësimit të viktimave, të cilat kontribuojnë në heshtjen e viktimave.

Lançimi i faqes në internet përkon me fundin e fushatës “Thyej heshtjen” të OSBE-së më 10 dhjetor, e cila u mbajt gjatë fushatës ndërkombëtare të 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore. Fushata “Thyej heshtjen” u përqendrua në ndryshimin e mentalitetit dhe qëndrimeve në publik që kontribuojnë në pabarazinë gjinore dhe si pasojë, edhe në dhunën ndaj grave.

Gjatë kësaj fushate, u printuan postera, të cilat u shpërndanë nëpër stacionet policore të vendeve ku u zhvillua anketa, në të cilat u nënvizua roli i rëndësishëm i punonjësve të policisë dhe personelit në Stacionet e Policisë për mbështetjen e të mbijetuarve të dhunës.

Përdoruesit e mediave sociale dhe personat me ndikim (influencuesit) në mbarë rajonin mbështetën fushatën dhe shkëmbyen informacione mbi dhunën ndaj grave dhe mbi Anketën e kryer nga OSBE. Fushata angazhoi një numër të madh të njerëzve në rajon nëpërmjet kanaleve të mediave sociale të OSBE-së me më tepër se 39,000 njerëz të arritur në Facebook si dhe mbi 57,000 postime në Tëitter dhe 16,000 të tjera në Instagram. Filtri në Instagram, i zhvilluar posaçërisht për këtë fushatë, rezultoi në mbi 83,000 përshtypje gjatë 16 ditëve. Fushata u mbështet gjithashtu gjerësisht nga media dhe influencuesit, me një shtrirje të kombinuar prej mbi 20 milion njerëzve.

Të fundit

Horoskopi ditor, 25 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Sot do të keni mundësinë t’i jepni vëmendje imagjinatës suaj. Një shëtitje me miqtë ose partnerin do të...

Beteja e Ankarasë: Përplasja e Perandorive dhe fati i ardhshëm i osmanëve

20 Korrik 1402 Më 20 korrik të vitit 1402, në fushën e Çubukut pranë Ankarasë, koha ndali frymëmarrjen. Aty, në tokën e thatë të Anadollit,...

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez Daniel Dubois.  Raundin e parë Usyk...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

Lajme të tjera

Web TV