Tajfuni u shkatërron festën filipinezëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tajfuni “Phanfone” goditi sot qendrën e arkipelagut të Filipineve, duke u shkatërruar festën e Krishtlindjeve filipinezëve. Autoritetet u kërkuan mijëra njerëzve të evakuojnë shtëpitë e tyre, si pasojë e situatës së rënduar.

Tajfuni me një shpejtësi prej 150 km/orë nuk ka shkaktuar viktima, por vetëm dëme materiale. Autoritetet shpjeguan se, shumë familjarë kanë refuzuar evakuimin edhe pse situata mund të përkeqësohet nga rrëshqitjet e tokës.

“Disa familje janë në mëdyshje të evakuohen, sepse dëshirojnë të festojnë Krishtlindjet në shtëpi, por zyrtarët lokalë do t’i detyrojnë ata të largohen, nëse refuzojnë të zbatojnë paralajmërimet tona”,- tha një zyrtar i mbrojtjes civile.

Ai shpjegoi se evakuimi duhet zbatuar në mënyrë që të evitohen viktimat. Mijëra njerëz gjithashtu kanë mbetur të bllokuar në porte për shkak të përfshirjes nga kjo stuhi.

Më shumë se 21,000 pasagjerë trageti, të cilët u përpoqën të ktheheshin në shtëpi gjatë festave të Krishtlindjes, u bllokuan në porte. Pritet që qyteti i Borongon, i vendosur në bregdetin lindor të ishullit të Samar të jetë goditja e radhës e fortë./Fajla.al/

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV