Foto/ Renditja e UEFA-s, Tirana mbetet klubi më i mirë shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

UEFA ka publikuar një klasifikim të veçantë të klubeve që kanë marrë më shumë pjesë në Ligën e Kampionëve, duke i numëruar që nga edicioni i parë i këtij kampionati në vitin 1995.

Ndonëse po të shikosh gjendjen e klubit të Tiranës kuptohet se ka shumë vend për përmirësim dhe është shumë larg emrit të skuadrës më të mirë shqiptare, në këtë renditje bardheblutë mbajnë vendin e parë nga ekipet shqiptare të renditura në këtë klasifikim.

Sipas llogaritjeve të UEFA-s rezulton se kryeqytetasit renditen në vendin e 147-të nga të gjitha klubit e futbollit në botë që kanë luajtur në Champions League.

Duhet theksuar se ky është vendi më i lart që merr një skuadër shqiptare, ndërsa po të vëzhgosh më poshtë ndodhen emra të mëdha si Parma, Leicester apo dhe Sampdoria.

Në vend të dytë nga klubet shqiptare qëndron ai i Skënderbeut, i  cili është renditur i 165-ti  në këtë klasifikim.

Kampion në fuqi të Superligës shqiptare, ekipi i Partizanit ndodhet më poshtë në vendin e 191.

Me diferencë të madhe në klasifikimin e UEFA-s janë përshirë edhe klubi i Vllaznisë në vendin e 273, Dinamo 276, Kukësi 294, Flamurtari 364 dhe Elbasani në të 404.

Përsa i përket kreu të kësaj liste, s’kishte si të ndodhte ndryshe në vendin e parë të UEFA-s qëndron Real Madrid i ndjekur nga Bayern Munchin dhe më pas nga Barcelona./Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

Pse autostrada Tiranë–Durrës është më e frikshme se ajo nga Kievi në Moskë?

Nga Kreshnik Spahiu Piloti i avionit njoftoi uljen drejt aeroportit të Tiranës dhe të gjithë pasagjerët lidhën rripat e sigurimit....

Festë mes bombave! Kharkiv sfidon Putinin: Ik nga Ukraina!

Për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus, tre vjet e gjysmë më parë, bashkia vendosi të rindezë ndriçimin publik dhe dekorimet...

Faqja me fokus turizmin: Pse britanikët dynden drejt Durrësit për pushime?

Qyteti i Durrësit, i vendosur përgjatë bregdetit adriatik të Shqipërisë, është tashmë një destinacion kryesor për turistët britanikë që kërkojnë një alternativë të përballueshme...

Presidenti Trump u lejon armët, efektivëve të Gardës Kombëtare, në misionin anti-krim

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka urdhëruar personelin e Gardës Kombëtare që po patrullon rrugët e Uashington DC që të armatosen, pasi ofensiva...

“Papillon”, odiseja e një shpirti të pathyeshëm

Nga Leonard Veizi Ka burra që thyejnë hekurat dhe burra që thyejnë vetveten. “Papillon” është historia e një shpirti që zgjodhi të mos thyhej. Në...

Lajme të tjera

Web TV