Foto/ Roza Lati bën ndërhyrje kirugjikale

Ditën e djeshme moderatorja e njohur e emisionit “Ëhy Not” Roza  Lati na ka bërë me dije se ka operuar hundën.

Lati shkruan në “Insta story” për ndjekësit e saj duke e bërë vet lajmin të ditur për mediet.

“Hunda ime ka qenë keq para operacionit. Në sallë më mbajtën 3 orë, kushdo që më  ka thënë pse e bën sa e mirë je! Ca thua!, pse do e bësh prap mi! më beso.. është dash të bëhet, kanalet e frymëmarrjes funksionale ishin 30%. Nuk kishte kërc hunda fare. Nuk mbahej maja e hundës në një “shtyllë” hunda ime po bënte avash, avash, vit mbas viti. Duhej bërë kjo gjë o sot o nesër”.

Roza Lati falenderon të gjithë miqtë që i kanë dhuruar lule dhe ndjekësit e saj që janë bërë merak për të. Gjithashtu dhe nënën  Rita Latin që i ka qëndruar te koka. Doktori që e bëri këtë ndërhyrje ishte Kostandin Balloma./Përgatiti: Enkelejda Fishekaj/