Gjobitet Shpëtim Duro, Kukësi i heq gjysmën e rrogës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i Kukësit Shpëtim Duro është gjobitur nga klubi me heqjen e gjysmës së rrogës.

Shkak për këtë vendim të drejtuesve të klubit verilindor është bërë deklarata e teknikut pas ndeshjes me Skënderbeun.

Në komunikimin me mediet që ka bërë pas mbarimit të ndeshjes, Duro ka lavdëruar mbështetësit e korçarëve dhe në të njëjtën kohë ka kritikuar tifozët e skuadrës që drejton.

“Kampionati ka qenë shumë i ekuilibruar. Këta janë djem heronj sepse të gjithë kanë tifozë ndërsa ne na vijnë 5 tifozë këtu dhe shajnë futbollistët e tyre. Jemi në një ambient shumë të ftohtë ndryshe nga skuadrat e tjera dhe të jesh në vendin e parë është meritë e tyre”.-u shpreh trajneri.

Këto deklarata nuk kanë kaluar pa u vënë re nga drejtuesit e Kukësit, të cilët kanë gjobitur Shpëtim Duron ditën e djeshme. Ky vendim ka ndikuar në atmosferën e klubit, i cili ndodhet në vend të parë të Kategorisë Superiore

Më ironike ka qenë fakti se ditën që trajneri i Kukësit Shpëtim Duro është njohur me vendimin e klubit për këtë gjobë, ka qenë duke festuar 60-vjetorin./Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

Ikën Alvaro Vitali komiku italian që bëri të qeshë breza të tërë

Nga Leonard Veizi Ai na ka bërë të qeshim pa fund me personazhin e tij. I shkurtër dhe i shkathët...

Anija luksoze “National Geographic Orion”, për herë të parë në Portin e Durrësit

Mëngjesin e kësaj të mërkure është akostuar për herë të parë në portin e Durrësit kroçera “NATIONAL GEOGRAPHIC ORION”, duke sjellë 108 turistë amerikanë. Kjo...

Avokati i Ilir Metës: Po qendron në burg vetëm për një kartë që e përdorte Monika

Avokati Kujtim Cakrani deklaron se akuza për çështjen e lobimit tët Ilir Metës në SHBA, ka rënë. Cakrani tha për “MCN” tha se nuk ka...

Paketa e Maleve/ Hyn në fuqi udhëzimi për identifikimin dhe shpalljen e zonave prioritare

Nisma Paketa e Maleve pritet të nisë zbatimin me identifikimin dhe shpalljen e zonave të zhvillimit nga grupet e punës pranë pushtetit vendor. Në fletoren...

‘Saga’ e zgjedhjeve të 11 majit, KQZ vulos sot ndarjen e mandateve për 4 qarqe

Saga e zgjedhjeve të 11 majit, do të përfundojë sot në KQZ për 4 qarqe. Pasi Kolegji Zgjedhor certifikoi zgjedhjet në Kukës, Gjirokastër, Korçë e Lezhë, Ilirjan...

Lajme të tjera

Web TV