I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet fieraku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shtetas shqiptar, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar është arrestuar ditën e sotme nga “Sektori për Shërbimet e Specializiuara Policore në DVP Fier”, në bashkëpunim me “Sektorin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme” dhe gjithashtu “Interpol Tirana”.

Bëhet fjalë për Mario Mamani, 51 vjeç, banues në qytetin e Fierit, ai akuzohet për “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafik narkotikësh”dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Në njoftimin e Policisë së Shtetit për këtë rast thuej se: “Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë. Arrestohet një shtetas shqiptar i dënuar nga Gjykata e Xhenovas, Itali, me 15 vite burgim.

Nga Sektori për Shërbimet e Specializiara Policore në DVP Fier, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme dhe Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative dhe një punë të mirëorganizuar, arrestuan shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar: Mario Mamani, 51 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi për këtë shtetas u krye me qëllim ekstradimi drejt Italisë, pasi Gjykata e Xhenovas/Itali e ka dënuar atë me 15 vite burgim për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafik narkotikësh”dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Materialet i kaluan “Prokurorisë” pranë “Gjykatës së Shkallës së Parë Fier’ për veprime të mëtejshme proceduriale”./Fjala.al/

Të fundit

Trazirat e vitit 1929 në Palestinë – Kur tensionet shpërthyen në dhunë

Viti 1929 shënoi një nga periudhat më të përgjakshme në historinë e Mandatit Britanik të Palestinës. Në një klimë...

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht nga të gjitha veçoritë e...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Lajme të tjera

Web TV