Nga i pastrehë në milioner, historia e një emigranti, sot mbret i picave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Milioneri Hakki Akdeniz është gjithmonë i zënë me punë. Ai jeton në një apartament të vogël në Nju Jork edhe pse mund të përballojë pa asnjë vështirësi një apartament dhe një makinë të shtrenjtë.

“Endrrat e mia nuk lidhen me paratë. Unë ëndërroj për atë që dua të lë si trashëgimi, apo qëllimin pse jetoj dhe kjo nuk ka të bëjë me se sa para kam. Unë jam një njeri shumë i thjeshtë e besoni ose jo. Ora ime kushton rreth 100 dollarë. A mund të blej një Rolex? Absolutisht që po! Por pse duhet ta bëj?!”, thotë Hakki Akdeniz, filantrop.

Hakki Akdeniz, 39 vjeç është një nga 17 fëmijët e një familje kurde.

Në kërkim të mundësive ai u zhvendos fillimisht në Kanada kur ishte adolesht dhe në vitin 2001 në Nju Jork, në kërkim të një jete më të mirë.

Një mik amerikan i pati thënë se do ta ndihmonte, por kur ai mbërriti në Nju Jork, shoku i tij nuk ia hapi telefonin.

“Nuk e harroj atë ditë sepse ishte dita më e rëndësishme e jetës”, thotë Hakki Akdeniz.

Një motel i lirë apo një stol në një stacion treni…. ndalesa tjetër një qendër për personat e pastrehë e quajtur misioni “Bowery” ku Hakki Akdeniz kaloi plot tre muaj.

“Rreth 25 apo 30 vetë flinin aty ku flija unë. Njerëzit mendojnë se është e lehtë, por nuk është aspak ashtu të jetosh në një qendër për të pastrehët. Ka njerëz që mendojnë se të jetosh aty është liri, por nuk është ashtu”, thotë ai.

Hakki Akdeniz ia doli të gjejë një punë si pjatalarës në një piceri. Krahas kësaj pune ai mësoi se si të presë picat e pastaj t’i bëjë ato. Ai punonte 19 orë në ditë dhe përpiqej të kursente çdo qindarkë. Vite më vonë kurseu sa duhet për të blerë picerinë e tij, por reklamimi i biznesit në një qytet ku lulëzojnë me qindra biznese të tillë, nuk do të ishte i lehtë.

Lexo edhe :  Mot i keq në Mbretërinë e Bashkuar, anulohen festimet për natën e ndërrimit të viteve

Më vonë Hakki Akdeniz fitoi një konkurs picash dhe një revistë botoi një artikull me foton e tij. Njerëzit nisin të flasin mbi këtë gjë dhe më pas të shkojnë në picerinë e tij.

“Papritur jam i famshëm. Njerëzit nisën të vijnë, ata sollën revistën me vete bënin foto me ne. Pastaj shoh se ka radhë jashtë restorantit. E më pas, zoti më bekoi dhe hapa një piceri të dytë!”, thotë Hakki Akdeniz, filantrop.

Pseudonimi i tij “Kampioni” u bë emri i zinxhirit të restoranteve të tij, aktualisht 14 të tillë. Hakki Akdeniz u bë i famshëm. Ai ka mbajtur një fjalim në OKB. Në faqen e tij në Instagram ai ka katër milionë ndjekës dhe një video ku Hakki Akdeniz shfaqet tek ushqen të pastrehët është parë nga 400 milionë njerëz.

Ai nuk do ta harrojë kurrë se çfarë do të thotë të jesh i pastrehë në Nju Jork ndaj dhe çdo të mërkurë kthehet atje për të ndihmuar.

“Ne kemi një buzëqeshje të bukur, nuk duhet ta lëmë kurrë të na shuhet. U them atyre që janë të pastrehë, buzëqeshni! Më jepni dhe një përqafim!”, shton Hakki Akdeniz, filantrop.

Hakki Akdeniz thotë se paratë shkojnë e vijnë dhe vlera e tyre matet me atë që mbetet pasi shpenzohen. Ai e di tashmë se çfarë do të bëjë me pasurinë e tij. Hakki Akdeniz planifikon të ndërtojë një godinë gjashtëkatëshe për të pastrehët, ku ata mund të jetojnë e të studiojnë, sepse ndonjëherë gjithçka që i nevojitet një njeriu është vetëm dikush që beson tek ai./ Burimi: VOA

Të fundit

Viti 2024 shënoi ulje të pagesave për menaxherët e futbollistëve

Pas një rekordi të vitit 2023, fitimet e menaxherëve të futbollistëve në mbarë botën janë ulur. Shuma totale që...

Viti 2024, shënoi dëmet më të mëdha nga zjarret në pyje në Shqipëri dhe Kosovë

Ndryshimet klimatike i kanë bërë vendet e Ballkanit Perëndimor edhe më të rrezikuara, sidomos nga rënia e zjarreve në pyje. Viti 2024 shënoi dëmet...

Dëmet nga fishekzjarrët në Prizren, banorët kërkojnë përgjegjësi nga komuna

Ky është momenti kur shpërthimi nga fishekzjarret dëmtoi shtëpinë e Arsim Gjinovcit. Përpos tmerrit, atij iu dëmtuan dritaret. Nga zjarri që shpërtheu dhe u...

“Kur këndoj në dasma emocionohem”, Shpat Kasapi: Është prekëse kur vajza del nga shtëpia

Sa hite e këngë të Shpat Kasapit ndezin atmosferën në dasmat e gëzimet tona familjare! Në një intervistë për “Vila 24”, moderuar nga Anila Çela,...

Surprizë! Eliona Pitarka ndan lajmin e bukur, në pritje të ëmbël për herë të tretë

Lajm i bukur nga Eliona Pitarka. Teksa realizon një kërcim me bashkëshortin, ai nxjerr një eko dhe Eliona tregon barkun. Ai është tashmë paksa i...

Lajme të tjera

Web TV