Qeveria nxjerr vendimin për certifikata elektronike gjyqësore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me anë të një vendimi të posaçëm, qeveria ka rregulluar mënyrën se si do të merren certifikatat e gjendjes gjyqësore. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr. 9614, datë 21.6.2006, “Për certifikatat elektronike të gjendjes gjyqësore”, dhe të ligjit nr. 10273, datë 29.4.2010, “Për dokumentin elektronik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Miratimin e formës dhe të elementeve përbërëse të certifikatës së gjendjes gjyqësore, të ofruar përmes shërbimit publik elektronik, në përputhje me legjislacionin që rregullon nënshkrimin elektronik, identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara, sipas variantit elektronik të shtojcave nr.1 dhe nr.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi si pjesë përbërëse e tij, përkatësisht:
  2. a) shtojca nr.1, për rezultatin “i dënuar”;
  3. b) shtojca nr.2, për rezultatin “i padënuar”.
  4. Certifikata elektronike e gjendjes gjyqësore lëshohet me nënshkrimin dhe/ose vulën elektronike të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
  5. Certifikata e gjendjes gjyqësore ofrohet përmes shërbimit publik elektronik për të gjithë shtetasit shqiptarë e të huaj, brenda dhe jashtë vendit, që janë të pajisur me kartë identiteti.
  6. Certifikata elektronike e gjendjes gjyqësore për përdorim brenda vendit ka numër serial progresiv.
  7. Dokumentet e përmendura në pikën 1, të këtij vendimi, lëshohen on-line nga nëpunësit e Zyrës së Gjendjes Gjyqësore nëpërmjet regjistrit elektronik të gjendjes gjyqësore.
  8. Përmasat e fletëve të dokumenteve të përmendura në pikën 1, të këtij vendimi, janë të formatit A-4.
  9. Afati i përdorimit të certifikatës elektronike të gjendjes gjyqësore është 3 muaj nga data e lëshimit nga Zyra e Gjendjes Gjyqësore në Ministrinë e Drejtësisë.
  10. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. /Fjala.al/

Të fundit

Si inteligjenca artificiale mos ta zhdukë njerëzimin

Geoffrey Hinton, një nga pionierët e inteligjencës artificiale dhe fitues i Çmimit Nobel, ka ngritur sërish alarmin për rreziqet...

Tension mbi detin Baltik, dy avionë italianë ndjekin avionin rus

Për herë të parë që nga nisja e luftës në Ukrainë, dy avionë italianë F-35 u ngritën në qiell nga një bazë ajrore në...

Policia nuk njeh Leonardo DiCaprion në Ibiza

Aktori amerikan Leonardo DiCaprio u përball me një moment të sikletshëm në Ibiza teksa policia nuk e njohu dhe e ndaloi për një kontroll. 50-vjeçar,...

Ministria e Mbrojtjes thirrje banorëve: Evakuohuni!

Prej ditësh Shqipëria po përballet me një situatë të pazakontë të zjarreve. Sipas raportimeve të fundit, 37 vatra zjarri janë aktive ku situata në...

Takimi i Alaskës, Zelensky: Putin po luan blofin

Ka përfunduar telefonata midis kreut të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump dhe liderëve të Europës. Në përfundim të saj, Kancelari gjerman, Friedreich Merz ka...

Lajme të tjera

Web TV