Serbia: Nuk e duam NATO-n, po Rusinë dhe Kinën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandër Vulin, tha se Serbia nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë Aleksandër Vuçiç do të jetë në krye të vendit.

Ai paralajmëroi se Serbia, për herë të parë, do të zhvillojë ushtrime ushtarake me Kinën, gjatë vitit të ardhshëm.

“Ne po bashkëpunojmë me NATO-n, por gjithashtu jemi duke bashkëpunuar me vendet e ish-Bashkimit Sovjetik në kuadër të Traktatit të Sigurisë Kolektive. Këto vende nuk na kërkojnë të heqim dorë nga një pjesë e territorit”, tha Vulin në parlamentin serb.

Sipas tij, neutraliteti ushtarak është “i shtrenjtë”, por që nuk ekziston presion nga i cili do të hiqte dorë nga kjo politikë, sepse shtoi ai “ju nuk jeni një vend i lirë nëse dikush tjetër ju ruan qiellin”.

Serbia ka zhvilluar stërvitje ushtarake me Rusinë gjatë muajit tetor.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kishte deklaruar se është i impresionuar nga ajo që mund të bëjnë sistemet ruse tokë-ajër. Serbia, e cila është bombarduar nga NATO-ja në vitin 1999 për shkak të dhunës në Kosovë, e kundërshton anëtarësimin në aleancë.

Rusia po ashtu është kundër zgjerimit të NATO-s me vendet e Ballkanit.

Në muajin nëntor, Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka nxjerrë një dokument, në të cilin thuhet se marrëdhëniet Serbi-Rusi janë forcuar që nga ardhja në pushtet e Vuçiçit në vitin 2012.

Të fundit

A do të kandidojë në zgjedhjet e 2029? Kjo është përgjigjja e Salianjit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në një konferencë për shtyp nga selia blu u pyet nëse do të...

Chivu kërkon mesfushorin e ëndrrave, Interit i duhen 50 mln euro

Hakan Calhanoglu pritet të largohet nga Interi dhe trajneri Chivu duket se e ka të qartë se cili duhet të jetë zëvendësuesi i tij. Në...

“Kriminelët në zgjedhje, legjendë urbane e fryrë nga vetë Rama”

Në një intervistë me Ylli Rakipin, gazetari i njohur Mero Baze ka deklaruar se kriminelët nuk kanë ndikim të madh në zgjedhje. Sipas tij,...

Veliaj zero shpresa! Mos vallë shtatori nis me zgjedhje në Tiranë?

Erion Veliaj do të vijojë të qëndrojë në paraburgim, pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Lartë. Ky vendim shuan përfundimisht shpresat e tij...

Barcelona fut duart thellë në xhep! Duhen 100 mln euro për blerjen e vitit

Barcelona ka një ëndërr. Klubi katalanas do ta kalojë zhgënjimin e Nico Williams duke bërë një transferim edhe më të bujshëm se ai i...

Lajme të tjera

Web TV