Tavolina për drekën e Krishtlindjes, ja çfarë duhet të dimë  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Që në ditët e para të Dhjetorit, kudo ndizen dritat dhe shpirti ndriçohet e ngrohet papritur sikur një pjesë e tij të kishte pritur gjithë vitin këtë çast.

Vitrinat zbukurohen, globet nxirren nga kutitë, mendja nis e mendon për dhurata dhe kushdo, këtë muaj, merr lejen për t’u sjellë si fëmijë.

Gjithçka lejohet. Bluzat me motive, veshët e drerëve mbi kokë, ëmbëlsirat: Është dhjetor…

Çdo vit ka risi. Përherë kërkohen ndryshime në lidhje jo vetëm më zbukurimet e ambienteve familjare por edhe si shtrohet tavolina. Është një rit që kërkon shumë klas.

Nuk është rastësi që i kushtohet kaq shumë vëmendje këtij momenti. Tavolina është simboli i bashkimit në një dashuri të vetme të krejt familjes. Ndaj kërkohet gjithnjë kurim deri në perfeksion.

Zbukurimet e tryezës duhen vendosur që në fillim në qendër të saj dhe të mos jenë shumë të lartë, në mënyrë që mos të pengojnë shikimin.

Lulet e Krishtlindjes janë alternativa ideale e zbukurimit, gjenden lehtë dhe kanë efekt. Nuk kemi pse ia bëjmë vetes shumë të vështirë detyrën e zbukurimit të tryezës.

Kjo është një festë dhe të gjithë, edhe zonjat e shtëpisë, duhet ta shijojnë pa u sforcuar.

Po mos harroni asnjëherë një detaj shumë të rëndësishëm: asnjëherë në tryezën festive nuk duhet të mungojë një degëz rozmarine. Njihet si simbol i fitores, ka domethënien e dashurisë dhe të besnikërisë. Është një bimë e bekuar dhe e lashtë.

Që shekullin XVII, njerëzit thurnin me rozmarinë kurora për dhëndrin dhe nusen, sepse sipas besimit popullor, kështu ata do të siguronin një dashuri dhe bashkëjetesë të gjatë, plot dashuri dhe besnikëri.

Në dasma, para se të pihej gota e parë e verës, hidheshin në kupa gjethe rozmarine… Mos harroni: rozmarina njihet edhe si “aroma e zemrës”.

Lexo edhe :  Reuters zbulon 3 kushtet e Putinit për paqen në Ukrainë

Sigurisht idetë e dekorit në këtë vigjilje janë të pafundme, por baza në këto festa është dashuria, ngrohtësia familjare, një ndjenjë e fortë mirësie dhe vërtetësie.

Ndoshta për këtë arsye kjo është periudha më e bukur e vitit dhe këto janë festat më të dashura. /Fjala.al/

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV