VIDEO/ Presidenti Meta uron Krishtlindjen nga Mamurrasi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, drekën e Krishtlindjes sot e ka kaluar me familjet e prekura nga tërmeti. “Uroj që Krishtlindjet e tjera t’i kremtojmë si gjithmonë nën një atmosferë festive dhe gjithëpërfshirëse!”,- ka uruar Meta nga Mamurrasi.

Dreka e Krishtlindjes ishte shtruar nga Famullia “Zoja e Ngritur në Qiell”, për familjet e prekura nga tërmeti në Mamurras.

Në praninë e Arqipeshkvit Metropolitan Tiranë-Durrës, Imzot George Frendo, primarit të famullisë Dom Altin Shabani dhe murgeshave që shërbejnë në këtë zonë që prej vitit 1992.

“Në këtë ditë të bekuar të Krishtlindjes, duhet të jemi në radhë të parë më pranë atyre që kanë nevojë për më shumë kujdes, dashuri dhe përfshirje sociale.

Këto Krishlindje na gjetën në vështirësi për shkak të pasojave që la tërmeti tragjik i 26 nëntorit dhe ju e ndjetë edhe më fort se sa shumë zona të tjera, dhe për fat të keq patët më shumë dëme e humbje.

Megjithatë është një moment për të shpresuar, për të gëzuar, për të punuar të gjithë së bashku, në mënyrë që Krishtlindjet e tjera t’i kremtojmë si gjithmonë nën një atmosferë festive dhe gjithëpërfshirëse!

Edhe një herë faleminderit Imzot Frendos për ftesën e tij! Ju uroj gëzuar këto Krishtlindje dhe Vitin e Ri! Le të jenë një ogur i mirë për ju si dhe për të gjithë vendin tonë!”,- ka përfunduar mesazhin e tij Presidenti Meta./Fjala.al/

 

https://www.youtube.com/watch?v=pQYxT3Z7czI

Të fundit

Përfundon numërimi në qarkun e parë, ja si u ndanë mandatet

Ka përfunduar numërimi i votave për subjektet politike në të gjithë qarkun e Kukësit për 139 qendrat e votimit. Pasi...

“Kemi një mekanizëm primitiv”, Celibashi: Duhet votim dhe numërim elektronik

Komisioneri Shtetëror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, tha se brenda fundit të javës do të kemi rezultatin paraprak të zgjedhjeve të 11 majit. Vonesa, sipas tij,...

Flamur Noka: Administrata publike u lëshua si zagarë kundër popullit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, përmes një statusi të publikuar në rrjete sociale dukshëm po tregon që është dorëzuar duke gjetur si shkak...

Ylli Pata: Pse Berisha po i shmanget greminës që mund ta rrëzojë përfundimisht?!

Edi Rama, përpra zgjedhjeve solli një historik të Sali Berishës në të gjitha votimet ku ai kishte humbur. Të cilat jo vetëm nuk i...

Egnatia shkruan historinë, mposht Vllazninë 4-0 dhe ngre titullin e dytë

Egnatia e Rrogozhinës është kampione e Kategorisë Superiore për të dytin vit radhazi. Skuadra e Edlir Tetovës triumfoi bindshëm 4-0 në finale ndaj Vllaznisë në...

Lajme të tjera

Web TV