Balluku jep shpresë, në 2020 merr fund ankthi më i madh i qytetarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka folur për një nga hallet më të mëdha të korrupsionit, me të cilin ndeshmi kur kemi të bëjmë me sportelet e ndryshme. Ajo u shpreh se ky problem do të evitohet falë dixhitalizimin total të shërbimeve.

Sipas saj pothuajse 91% e shërbimeve të cilat do të kalojnë on-line do të ndikojnë në uljen e korrupsionit duke hequr çdo lloj kontakti të qytetarit me sportelet.

“Sot kam pasur nderin të lançoj e para nga të gjithë ministrat, kalimin online të më shumë se 90 për qind të shërbimeve, më saktë 91 për qind të tyre. Kjo do të ndikojë në uljen e korrupsionit, duke hequr çdo lloj kontakti të qytetarit me sportelet. Është një proces i vështirë që do të kërkojë impenjimin e të gjithëve. Vetë kryeministri e ka thënë se do të kërkojë impenjimin e çdo ministri në këtë nismë.

Tashmë ky është një proces që ka nisur dhe nuk ka kthim pas. Do të na duhet që fillimisht të ndihmojmë qytetarët që nuk kanë akses ose mundësinë për të përdorur internetin. Në të gjitha sportelet ku sot ofrohen shërbimet, do të jenë djem dhe vajza që do të ndihmojnë.

E kemi provuar me platformën e bashkëqeverisjes, dhe me gjithë mosbesimin e fillimit, tani jo vetëm që e përdorin të gjithë, por edhe e preferojnë më shumë”, – tha ministrja në studion e Euronews. /Fjala.al

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV