FOTO/ Bukuria e fshatit italian bën kontrast me banorët e shëmtuar të tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fshati “Piobbico” njihet si vendi i njerzve të shëmtuar. Ai është i vendosur në një luginë mes Apenineve dhe detit Adriatik në Italinë Qëndrore, dhe është një rajon tipik mesdhetar, me ndërtesa gri dhe pyje të shumtë.

Por në këtë fshat të bie në sy kontrasti i bukurisë së fshatit, me shëmtinë e banorëve që jetojnë aty. Që prej vitit 1879, në fshatin me 2000 banorë, ka ekzistuar “Club dei Brutti” (Klubi i të shëmtuarve), një shoqatë, anëtarët e të cilës besojnë se “një person nuk është ai që duket së jashtmi”.

Sot, e njohur si “Shoqata Botërore e Njerëzve të Shëmtuar”, klubi numëron më shumë se 30,000 anëtarë nga 25 vende të botës. “Club Dei Brutti” fillimisht u konceptua si një vend që do t’u shërbente grave beqare të qytetit, por më pas u shndërrua në një tjetër dimension.

Qëllimi i klubit ishte që t’u kujtonte njerëzve se bukuria fizike është e parëndësishme. Sot është mjaft e lehtë për t’u bërë pjesë e tij. Anëtarët e vjetër duhet thjesht të gjykojnë pamjen e atyre që kërkojnë të bëhen pjesë.

Pasi shqyrtojnë, e përcaktojnë pamjen fizike nga “e papërcaktuar”, në “jashtëzakonisht e shëmtuar”. Duhet thënë që anëtarët e klubit nuk kanë domosdoshmërisht probleme estetike – qëllimi i tyre është festimi për bukurinë e brendshme.

Të dielën e parë të shtatorit, njerëzit nga e gjitha bota mblidhen në Piobbico për të marrë pjesë në Festivalin Vjetor të Njerëzve të Shëmtuar, ku anëtarët zgjedhin presidentin.

Të gjithë hanë tartuf me miell misri dhe makarona. Në fund të fundit, ajo që ka rëndësi është të mbetesh original./Fjala.al/Përgatiti: Kamela Liko/

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV