Kjo është videoja që Aleksandër Vuçiç nuk do donte ta shihte kurrë

Aleksandër Vuçiç njihet për të kaluarën e tij nën regjimin e Millosheviçit.

Ai ka mbajtur postin e ish-ministrit të Propagandës, duke i shërbyer pushtetit gjakatar të Millosheviçit.

Së fundi, është publikuar dhe një video e viteve të tij me një tjetër famëkeq, të dënuarin për krime lufte Vojisllav Sheshelj, njeriun që sot drejton Partinë Radikale Serbe, si një nacionalist i sëmurë e luftënxitës.

Shumë nga kundërshtarët e Vuçiçit ende dëshirojnë ta kujtojnë atë për marrëdhëniet e tij me një politikan të dënuar me 10 vjet për krime lufte vitin e kaluar.

Kjo është një video e vitit 1996, muaji shkurt, ku të dy, të ftuar në një tubim politik, bllokohen nga bora në rrugë e detyrohen të shtyjnë një Audi 100 me të cilin udhëtonin./Fjala.al/