Lufta kundër terrorizmit/ SHBA dhuron pajisje për Policinë e Shtetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka lajmëruar nëpërmjet një postimi në faqen e saj zyrtare se ka bërë një donacion me vlerë goxha të lartë për Policinë e Shtetit, në pajisje kompjuterike.

Sipas njoftimi mësohet se marrëveshja e nënshkruar nga Kreu i Zyrës së Sigurisë Rajonale Janet Meyer dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardian Veliu do të ndihmojë në luftën ndaj krimit kibernetik, terrorizmit dhe kriminalistikës.

“Pajisjet, të dhuruara nga Shërbimi i Sigurisë Diplomatike dhe Asistencës për Trajnimin Anti-terrorizëm (ATA) të Departamentit të Shtetit, iu dhanë Policisë së Shtetit për luftën kundër krimit kibernetik, Drejtoria Anti-terror dhe Laboratori Kriminalistik.”-thuhet në postim

Këto pajisje do të krijojnë infrastrukturën e përshtatshme për institucionet shqiptare në luftën e tyre kundër terrorizmit: “Ky dhurim pason programin prej 1.3 milionë dollarësh të ATA-s, i cili mbështet Policinë e Shtetit dhe Njësinë Anti-terror për të përforcuar aftësitë e tyre për të kryer hetime kundër terrorizmit.” – shkruhet në deklaratën e Ambasadës Amerikane.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV