Eneda Tarifa: Zemrën ma ka pushtuar Aria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Enkeleda Fishekaj

EnedaTarifa, këngëtarja, prezantuesja dhe aktorja shumë e dashur për publikun, është fituese e “Këngës Magjike 2019” pas të cilës ju desh të jepte shumë deklarata për fitoren e saj, për t’iu shpjeguar konkurrentëve se e meritonte vendin e parë.

E ftuar në shumë emisione televizive Eneda përveç fitimit të “Këngës Magjike është pyetur dhe për jetën private.

Duhet theksuar që Eneda ka qenë gjithmonë hermetike kur bëhet fjalë për jetën private.  Pas ndarjes me burrin e saj, ajo nuk ka bërë asnjë lidhje publike. E ftuar në emisionin “Soiree” ajo flet për jetën e saj private dhe thotë se:

Po, është dikush dhe ajo është Aria Zaloshnja dhe ka pjesën më të madhe të zemrës time. Për momentin nuk ka vend për askënd tjetër.”

Por Aranita Haradinaj nuk e lë me kaq dhe e pyet: “Po pjesën e vogël kujt ja ke lënë?” Eneda përgjigjet: “Njëherë që të jepet mundësia që të kesh pak vend për veten tënde dhe mos ta shfrytëzosh për veten tënde? Është e tmerrshme, as që bëhet fjalë”. Pra, me këtë deklaratë Tarifa na njofton se nuk është asnjë mashkull në jetën e saj.

Eneda i është përkushtuar karrierës për momentin dhe vajzës Arias. Ajo thotë se kam nevoje për hapësirën time për momentin dhe nuk ka nevojë për një mashkull tjetër në krahë.

Eneda ka qenë gjithmonë e dashur për publikun jo vetëm si këngëtare por edhe si moderator në shumë koncerte gjithashtu dhe si aktore. Ndoshta impenjimet e saj nuk  lënë kohë për jetën private. Jemi në pritje të projekteve të reja të këngëtares./Fjala.al/

Të fundit

Merr fund lidhja e Loredanës me Jozin! “Nuk jam e fiksuar me muskujt”

Modelja e njohur Loredana Brati është një nga personazhet me të komentuar në rrejt kohët e fundit që pas...

Musiala mungon deri në nëntor, Donnarumma i kërkon falje

Deklarata zyrtare në lidhje me testet e kryera nga Jamal Musiala pas dëmtimit të tmerrshëm të pësuar në ndeshjen PSG-Bayern në Kupën e Botës...

6 ditë në luftë me flakët, zjarri në landfillin e Elbasanit drejt shuarjes

Pas gjashtë ditësh përballjeje të vazhdueshme me flakët, zjarri që përfshiu landfillin e Elbasanit është drejt shuarjes së plotë. Autoritetet bëjnë të ditur se...

Java nis me temperatura të larta! 3 qytetet më të nxehtë në Shqipëri

Ditën e hënë (7 korrik) vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të...

Një shfaqje e Marina Abramović më ndihmoi të ndaloj së urryeri babanë tim abuzues

Zgjimi im kulturor:  nga Deborah Linton Në një ditë tetori më të ngrohtë se zakonisht, në vitin 2023, arrita herët – përpara radhëve – në Southbank...

Lajme të tjera

Web TV