Juve nis merkaton me shkëmbim, “Zonja e Vjetër” largon Emre Can

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skuadra e Juventus ka vendosur që të startojë merkaton e janarit me anë të një shkëmbimi. Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” kanë rënë dakord me ato të Paris Saint Germain që të shkëmbejnë mesfushorët Emre Can me Leandro Paredes.

Ndonëse, të gjithë janë duke shijuar pushimet e fundvitit, sipas medieve italiane raportohet se krerët e Juves kanë vazhduar punën. Can nuk u aktivizua mjaftueshëm te skuadra e italianëve dhe  u la jashtë gjatë ndeshjeve të Ligës së Kampionëve.

Megjithatë mesfushori gjerman pëlqehet shumë nga Thomas Tuchel, i cili pritet t’i japë Can hapësirën e nevojshme dhe rol protagonist te PSG-ja. E njëjta gjë vlen dhe për mesfushorin argjentinas që do kalojë së shpejti te radhët e Juves.

Paredes i blerë nga francezët për një shumë prej 47 milionë euro nuk mori asnjëherë vendin që i takonte në skuadër. 25-vjeçari nuk gjeti hapësirë te kampionati francezë, mirëpo cilësitë e tij në lojë përshtaten shumë me taktikat e Sarrit dhe ky është një faktor kryesor pse ai e dëshiron argjentinasin te Juventus.

Sipas raportimeve mësohet se marrëveshja midis klubeve është shumë e afërt dhe tashmë pritet vetëm që të bëhet konkretizimi i firmosje së kontratës./Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV