Ligji për fenë/ Tension në Malin e Zi, deputeti serb kërcënon me luftë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mali i Zi është duke diskutuar projektligjin mbi lirinë fetare. Ky projektligj ka sjellë përplasje të shumta midis palëve, veçanërisht në Kuvendin e Malit të Zi.

Minoriteti serb bllokoi rrugët nëpër gjithë vendin në shenjë proteste dhe pakënaqësie me ligjin. Serbët kanë shkuar deri aty sa ka përmendur edhe luftën në Kuvendin e Malit të Zi.

Duke iu referuar amendamentet e paraqitura nga Këshilli Metropolitit, deputeti serb i Frontit Demokratik,  Andrija Mandiç është shprehur mbrëmë në Kuvend se nëse nuk hiqet dorë nga ligji, “kjo do të jetë një fatkeqësi për Malin e Zi”.

Unë i bëj thirrje të gjithë shokëve të mi të luftës që nga ’91. dhe ’99. të jenë gati! Ju mund të mbështeteni tek më e keqja”, tha Mandiç.

Një ditë më parë, mediat serbe shkruan mbi këtë projektligj dhe sipas tyre ai synon të ndajë Kishën e Malit të Zi nga Partriarkana e Moskës.

Kishat në Ballkan po ndahen nga Moska/Trembet Rusia: Skenar si në Ukrainë

Autoritetet malazeze kanë arritur të rezistojnë deri më tani që institucioni kishtar të përdoret për qëllime politike.

Ky është konstatimi që bën eksperti rus i besimeve fetare, Roman Lunkin.

Lunkin, i cili drejton Qendrën për Studimin e Fesë dhe Shoqërisë në Institutin Evropian të RAN, thekson se Mali i Zi rrezikon të përfundojë si në skenarin ukrainas. “Ne kemi parë se si në Ukrainë kur ish-presidenti Petro Poroshenko dhe Patriarkana e Kostandinopojës themeluan me forcë Kishën e Ukrainës. Ata kërkuan gjithashtu të ndaheshin nga Patriarkana e Moskës, të ardhurat dhe një pjesë e tempujve të kësaj kishe të futeshin nën juridiksionin e Ukrainës” shprehet Lunkin për Sputnik.Sipas ekspertit Lunkin, autoritetet malazeze po luajnë të njëjtën kartë. Lunkin shpjegon se ata duan të shkëputin kishën e tyre nga Patriarkana e Moskës për qëllime politike.

Lexo edhe :  Rama promovon atraksionet kulturore të Dropullit/ Udhëtime që të rrëmbejnë (FOTOT)

Lunkin shpjegon se kjo ide po përhapet në shumë kisha që varen nga Partriarkana e Moskës.

Të njëjëtën rrugë është duke ndjekur edhe Maqedonia. Po ashtu e njëjta gjë po ndodh edhe në Moldavi.

Ai shton se përpjekjet e këtyre vendeve për t’u shkëputur nga Patriarkana e Moskës, u jep liderëve politikë, një kartë të fortë për të kontrolluar kishat që kanë nën juridiksionin e tyre. /Fjala.al/

Të fundit

viti 681/Bullgaria, themelimi i shtetit pas fitores mbi bizantët

Historia e Bullgarisë si shtet fillon në vitin 681, kur bullgarët – një popull turko-altaik i udhëhequr nga khani...

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në aeroportin Zhukovsky pranë Moskës, gjë...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

Lajme të tjera

Web TV