Prokurorët e SPAK të zhytur në “mjerim”, pa shtëpi e me borxhe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbardhen pasuritë e “kupolës” së drejtësisë. Anëtarët e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar, ndryshe e quajtur SPAK, jetojnë me rrogat, s’kanë shtëpi dhe tepricat vjetore e llogarive janë modeste. Kreu i SPAK Arben Kraja rezulton të jetë më pasuri. Sipas deklaratave të pasurisë së dorëzuara në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, mësohet se Kraja ka tre shtëpi, një prej të cilave ka blerë vetëm 15 mijë euro në Gjirin e Lalzit.

ALTIN DUMANI/Jeton në shtëpi me qira, i ngelen nga rroga 958 lekë në muaj

Altin Dumani, prej vitit 2004 kur është bërë objekt i deklarimit të pasurisë në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, rezulton se ka nuk ka asnjë pasuri të patundshme. Prokurori ka jetuar dhe jeton me qera. Ka një pronësi vetëm një automjet. Dumani jeton me të ardhurat nga paga si prokuror dhe me të ardhurat që siguron nga rroga bashkëshortja e tij. Në deklaratën e fundit të pasurisë, të vitit të 2017 Dumani, ka tre llogari bankare. Në llogarinë rrjedhëse ku i kalon paga si Prokuror, Dumani ka deklaruar në 31. 12. 2017 gjendjen e llogarisë në vlerën 958 lekë.

Altin Dumani, Deklarata e P… by Sirene Deti on Scribd

 BEHAR DIBRA/Pa shtëpi, pa makinë, jeton vetëm me rrogën

Behar Dibra është prokuror që prej vitit 2004 dhe vetëm në vitin 2017 ka mundur të blejë një shtëpi me kredi, nga cila ka për shlyer edhe 3. 9 milionë lekë. Në deklaratën e pasurisë dorëzuar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave Dibra ka deklaruar të ardhurat nga paga si prokuror, të cilat një vit arrijnë deri në 1. 7 milionë lekë. Prokurori  nuk ka automjet në pronësisë dhe asnjë pronë tjetër të patundshme.

Behar Dibra – Deklarata e P… by Sirene Deti on Scribd

EDVIN KONDILI/ Blen shtëpi me kredi pas 15 vitesh punë

Edvin Kondili ka marrë detyrën e prokurorit që në tetor të vitit 2004. Ka blerë një shtëpi me kredi  për 30 vjet në vlerën e 60 mijë eurove, dhe ka ende edhe 24 vjet për t’u bërë pronar i saj. Kondili ka deklaruar në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave të ardhurat nga paga si prokuror që rreth 1. 5 milionë lekë në vit. Prokurori deklaron si gjendje llogarie në 31.12 2017, rreth 28 mijë lekë. Bashkëshortja e prokurorit deklaron se nuk ka asnjë pasuri në emër të saj.

Edvin Kondili, Deklarata e … by Sirene Deti on Scribd

ENED NAKUÇI/Investim për fëmijët, llogari që në lindje

Ende Nakuçi është emëruar prokuror në janar të vitit 2004. Në deklaratën e pasurisë dorëzuar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave për vitin 2017 prokurori nuk deklaron asnjë pronë të patundshme. Ai ka deklaruar llogaritë bankare në emër të vij, bashkëshortes dhe fëmijëve. Sipas deklaratës mësohet se prokurori ka në llogarinë e tij  1. 300 dollarë ndërsa bashkëshortja ka gjendje llogarie 2. 900 euro. Prokurori është kujdesur t’u hapë nga një llogari fëmijëve, gjendja e llogarisë së djalit është 1. 1 milionë lekë, ndërsa vajza ka 8 mijë euro.  Prokurori ka marrë një kredi konsumatore në vlerën 10 mijë euro në vitin 2015 dhe ka shlyer 3700 euro.

Lexo edhe :  Çfarë ndodhi? Jep dorëheqjen nënkryetari i njohur, ja arsyeja (Emri)

Ened Nakuci, deklarata e pa… by Sirene Deti on Scribd


ELIDA KACKINI/S’ka asnjë pronë, jeton vetëm me rrogën

Elida Kackini, është emëruar prokurore në dhjetor të vitit 2006.  Prokurorja nuk ka deklaruar asnjë pasuri të patundshme në emrin saj në deklaratën e dorëzuar në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave në vitin 2017. Bashkëshorti i prokurores deklaron se ka pasuri në emër të tij. Ndërkohë në deklaratën e prokurores janë të ardhurat nga paga si prokurore dhe puna jashtë orarit, të cilat arrijnë në vlerën 2 milionë lekë.  Prokuroja ka çelur në vitin 2014 një llogari depozite interesat e të cilës janë 5 mijë lekë. Klikoni këtu për të parë më shumë për pasurinë. 

KLODJAN BRAHO/Blen shtëpi me kursime e kredi

Klodjan Braho është emëruar prokuror në nëntor të vitit 2007.  Prokurori ka marrë kredi për të blerë shtëpi në vitin 2010 me vlerë rreth 2. 8 milionë lekë. Në deklaratën e dorëzuar në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave  Bashkëshortja e tij deklaron se pa pasuri në emër të saj. Ndërkohë të ardhurat që siguron prokurori janë paga e tij mujore nga puna dhe shtesa dhe shërbime në punën e tij si prokuror. Braho ka deklaruar të ardhura në formën e dietave nga TAIX, zyrë e Bashkimit Evropian.

Klodian Braho, Deklarata e … by Sirene Deti on Scribd


ENKELEDA MILLONAI/Babai emigrant në Greqi, i dërgon 100 euro

Enkeleda Millonai, ka marrë detyrën në dhjetor të vitit 2009. Millonai është pronare e një shtëpie me sipërfaqe 94. 5 m2, dhe ka deklaruar të ardhurat nga paga si prokurore. Për vitin 2017 prokurorja ka deklaruar pranë ILKPI-së se të ardhurat nga paga arrijnë rreth 1. 1 milionë lekë, ndërkohë që punon si pedagoge e jashtme në Universitetin Aleksandër Xhuvani në Elbasan, prej të cilës ka marrë 73 mijë lekë në vit. Prokurorja ka deklaruar se i ka dërguar babai 100 euro nga Greqia ku punon si emigrant.

Enkeleda Millonai, Deklarat… by Sirene Deti on Scribd

ARBEN KRAJA/Shtëpi në Lalz me 15 mijë euro

Arben Kraja, deklaron se ka marrë detyrën në Prokurorinë e Përgjithshme në gusht të vitit 2002.  Në deklaratën e pasurisë në vitin 2003 Kraja ka deklaruar se ka një apartament në bashkëpronësi me bashkëshorten  dhe një shtëpi private së bashku me një truall prej rreth 500 m2 dhe një automjet tip benz. Pasuria e prokurorit nuk është shtuar ndjeshëm deri në vitin 2017 kur prokurori ka bërë edhe deklaratën e fundit në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave. Referuar deklaratës mësohet se Kraja ka investuar në obligacione she fonde investimi. Prokurori ka blerë një ambient banimi në Gjirin e Lalzit me vlerë 15 mijë euro. Kraja siguron nga paga si prokuror rreth 1. 5 milionë lekë. Ndërsa bashkëshortja e tij ka deklaruar pagën nga puna në Bankën e Shqipërisë, e cila arrin në rreth 2.1 milionë lekë./FJALA.AL

Arben Kraja – Deklarata e P… by Sirene Deti on Scribd

Të fundit

Zhdukja e 3-vjeҫarit në Durrës/ Pas gjyshit, vihet në pranga dhe një tjetër i dyshuar

Para pesë ditësh në Durrës, është zhdukur një 3-vjeçar, ku sipas policisë së Durrësit, ende nuk asnjë gjurmë të...

Meghan Markle lançon produktin e parë nga brandi i saj i ri

Dukesha e Sussex Meghan Markle ka lançuar produktin e parë nga biznesi i saj i ri ‘American Riviera Orchard’, duke u dërguar influencuesëve dhe...

Përmbytjet në Emiratet e Bashkuara Arabe/ Shkon në 20 numri i viktimave

Përmbytjet në Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë shkaktuar 20 viktima, raporton BBC. Përmbytjet bënë që të ndërpriten fluturimet në aeroportin e dytë më të ngarkuar...

Media amerikane: Ksamili, vendpushimi mesdhetar i ngjashëm me Maldivet

Për shkak të fluturimeve të pakëndshme dhe të shtrenjta në distanca të gjata në Maldive, britanikët po shfaqin më shumë hezitim për të udhëtuar. Harrojini...

VIDEO/ Rama publikon pamjet, ja si duket spitali i Mirditës pas rikonstruksionit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga transformimi i spitalit të Mirditës. Spitali i është nënshtruar një rikonstruksioni jo vetëm në fasadën e jashtme,...

Lajme të tjera

Web TV