Shkrimtari norvegjez Ari Behn ndërron jetë pas akuzës për Kevin Spacey

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mund t’u duket e çuditshme por Kevin Spacey i frikësoi të gjithë me videon e tij që publikoi për Krishtlindje. Është cilësuar si një maniak seksual dhe i dhunshëm.

Në vigjilje të Krishtlindjes, shkrimtari dhe piktori Norvegjez, Ari Behn, ish-dhëndri i mbretit Harald V  të Norvegjisë, u gjend i pajetë në shtëpinë e tij. Ai është personi i dytë që akuzon Kevin Spacey për ngacmim seksual dhe ndahet nga jeta në mënyrë të çuditshme. Menaxheri i Ari Behn në një deklaratë u shpreh: “Me hidhërim të thellë, ju njoftoj në emër të familjarëve dhe miqve të Ari Behn se ai u vetëflijua sot”.

Ari Behn, 47–vjeç dhe princesha Martha Louis, që është e katërta në radhë për fronin, u martuan në vitin 2002. Ata kanë 3 vajza bashkë. Por janë ndarë në vitin 2016. Gjatë një interviste që Behn ka bërë në vitin 2017, flet se Spacey e ka prekur nën një tavolinë dhe më pas i ka kërkuar të pinë një cigare jashtë. Ai sapo kishte mbaruar së moderuari një koncert të çmimit Nobel  me Uma Thurman. “Dolëm jashtë dhe ai më preku në zonën intime”, u shpreh Ari Behn.

Kevin Spacey

Aktori është akuzuar nga shumë njerëz të tjerë dhe shumë prej tyre pas akuzave janë gjetur të pajetë. Një masazhator, që e akuzonte një muaj para se çështja të shkonte në gjykatë, u gjet i pajetë.

Behn vdiq një ditë pas videos së frikshme të Spacey duke uruar Krishtlindjen dhe duke thënë: “Ky ishte një vit i mbarë. Kur dikush bën diçka që nuk ju pëlqen, mund ta sulmoni, ose mund të prisni dhe të bëni të papriturën. Mund ta vrisni… me mirësjellje”.

Lexo edhe :  Shifra më e çmendur që ka shpenzuar për veshje? Kiara Tito: Këpucët që kam veshur janë…

Një ditë më pas autori norvegjez ndërroi jetë.

Ky lajm i ka habit të gjithë dhe nuk dihet se kujt i drejtohej Kevin Spacey me këtë deklaratë!

Përgatiti: Enkeleda Fishekaj

Ari Behn

Të fundit

7 kandidatët për kreun e BKH, intervistë para komisionit përzgjedhës

Shtatë kandidatët për kreun e BKH-së do të zhvillojnë këtë të hënë (28 korrik) intervistën para komisionit përzgjedhës. Më herët...

Situata problematike në Parkun Kombëtar të Lurës dhe Zall-Gjoçaj

Në qarkun e Dibrës raportohen aktualisht 4 vatra zjarri aktive. Më problematikja mbetet ajo në Parkun Kombëtar Lurë, nga ana lindore ‘Gurë-Lurë’ dhe është afruar...

Vulosen zgjedhjet e 11 majit/ Frrok Çupi: Certifikimi i mandateve, i vonuar

Analisti Frrok Çupi certifikimi i mandateve për zgjedhjet e 11 majit nga KQZ, ishte i vonuar. Në një intervistë Çupi u shpreh se opozitarët...

Guardiola i mbyll derën rikthimit tek Barça: “Ishte një kapitull i bukur, por ka mbaruar”

Pas një sezoni sfidues në krye të Manchester Cityt, Pep Guardiola ka punuar shumë në javët e fundit për të forcuar skuadrën e tij përpara fillimit...

Skenar filmi në Pogradec, e vrau më pas e dogji në banesë/ Kapet autori

Një 56 vjeçare u gjet e pajetë në banesën e saj në Pogradec. Sipas hetimeve policore, gruaja fillimisht u dhunua dhe u vra më...

Lajme të tjera

Web TV