Vrasja në Angli, mediat britanike habiten me jetën luksoze të shqiptarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Anglinë në vigjilje të Krishtlindjes. Një shqiptar Flamur “Aleks” Beqiri 36 vjeç, nga Kosova, humbi jetën dy ditë më parë pranë banesës së tij lukzose në sy të djalit të vogël dhe gruas së tij.

Por ajo që ka bërë më shumë xhirron e botës përveç lajmit të vrasjes makabre, ka qenë fakti se mediat britanike shkruan për ekzekutimin e shqiptarit, duke e vënë më tepër theksin tek jetesa e tij luksoze.

Sipas asaj që shkruan media e njohur në Britani, shqiptari bënte jetë luksi dhe dyshohet se kishte lidhje me njerëz të “nëntokës” në Suedi. Viktima u ekzekutua pas një breshërie automatike të derdhur ndaj tij, në prag të shtëpisë.

I dyshuari iku me vrap nëpër rrugët e Londrës. Mjekët dhe një fqinj që ishte punonjës shëndetësor, luftuan për të shpëtuar Flamurin, por ai u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes.

Mediat suedeze kanë raportuar se, vrasja e Flamurit ishte “e lidhur me rrjetet kriminale” në vend. Flamuri më parë kishte lidhje të ngushta me figura kryesore të Malmos dhe emri i tij ishte i lidhur me kontrabandimin e kanabisit, 12 vjet më parë.

Flamuri, i cili u transferua në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2016, u njoh me gruan e tij Debora Krasniqi në Facebook dhe pati një martesë luksoze në Tetor 2018, në liqenin Como në Itali. Dasma e tij u bë lajm në mediat shqiptare, për shkak se në të ishin të ftuar njerëz të famshëm.

Ndër të ftuarit në dasmën e çiftit ishin Naief Adawi, 33 vjeç, dhe gruaja e tij Karolin Hakim, 31 vjeçe, e cila u qëllua për vdekje ndërsa mbante fëmijën e tyre dy muajsh në 26 gusht të këtij viti.

Lexo edhe :  Bankers pranon vendimin: Do shlyejmë detyrimet ndaj shtetit shqiptar

Njerëzit më të afërt të Flamurit ishin njerëz që merreshin me kontrabandë ose trafik droge, në një organizim të lidhjeve të mirëfillta kriminale, madje disa prej tyre kishin bërë shumë vite burg, raportojnë mediat britanike. Policia ka hapur një hetim për vrasjen e Flamurit, por deri tani nuk ka ndonjë të arrestuar.

“Gjithnjë kishte diçka të veçantë për lidhjen tonë. Mund të ishim shumë milje larg, dhe megjithëse në atë fazë ishim vetëm miq, kalonim orë pa mbarim në telefon me njëri-tjetrin. Unë u bëra shoqja me e mirë e motrës se tij për ca kohë dhe isha në dasmën e saj. Aty u dashuruam me njëri-tjetrin. Propozimi ishte magjik”,- ka treguar bashkëshortja e Flamurit për “The Sun”.

Gjatë Krishtlindjes shkuam në një shtëpi në Kitzbuhel, Austri. Unë isha në gjumë dhe në oren 5 ai u çua deri në mëngjes duke mbuluar dyshemenë me 1000 petale trëndafilash të kuq. Ai me pas vuri këngën ‘Magic’ nga Cold Play, e cila më zgjoi dhe e gjeta në gjunjë në fund të shtratit të rrethuar nga trëndafila. Ajo më vonë gjithashtu u bë kënga e parë e dasmës tonë”,- tha Debora.

Banorët që ishin afër me shqiptarin e kanë cilësuar vrasjen si “mizore”, kurse shtuan se, ekzekutimi dukej si mafioz. Banorët thanë që, çifti kishte dy fëmijë të vegjël, përfshirë një fëmijë të porsalindur. Mirëpo, banorët shprehen se, çifti gjithsesi ishte i lumtur dhe duket trishtuese ky fund për Flamurin./Fjala.al/Përgatiti: Kamela Liko/ Burimi: The Sun/

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Të fundit

Norvegjia “trondit” tregjet/ Mijëra dollarë të investuara në kompani izraelite!

Qeveria norvegjeze ka urdhëruar një rishikim të thelluar të portofolit të fondit të saj sovran prej 1.9 trilion dollarësh,...

Agjendën e gjelbër: Shtytja për zgjerimin e aeroporteve ndërsa udhëtimi me tren ngec

Dëmi klimatik që shkaktohet nga fluturimet e shmangshme është i jashtëzakonshëm, por qeveria sheh më shumë aeroplanë si zgjidhje për problemet ekonomike të saj. Polly...

Vendi goditet nga një valë e re e të nxehtit, muaji gusht me temperaturat më të larta

Portugalia po përjeton një valë të re të të nxehtit, me temperatura që arrijnë në 41 gradë Celsius. Gushti mund të jetë muaji më...

Kujtesa nuk është e përjetshme por as e humbur! Çfarë zbulon shkenca

Një kujtim i vjetër, një aromë e njohur, një melodi e harruar… ndonjëherë mjafton një detaj i vogël për të na kthyer vite pas...

Arrestohen kinezët në SHBA, akuzohen për spiunazh teknologjik

Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara ka njoftuar arrestimin dhe ngritjen e akuzave penale ndaj dy shtetasve kinezë, Chuan Geng dhe Shiwei Yang,...

Lajme të tjera

Web TV