Godet me thikë vëllanë e vogël, arrestohet 33-vjeçari në Fier

Një tragjedi është shmangur sot në Fier pasi një 33 vjeçar ka goditur me thikë vëllanë e tij të vogël duke e lënë të plagosur. 33-vjeçari i identifikuar me iniciale A.S ka rënë në prangat e policisë, ndërkaq që pritet të dënohet për veprën penale “Dhunë në familje”.

Mësohet se ai goditur me thikë vëllanë e tij, S. S., 28 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Fier. Materialet procedurale do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin:

  1. S., 33 vjeç, banues në Varibob, Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi mëngjesin e sotëm, në banesë, për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) vëllanë e tij, shtetasin S. S., 28 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Fier.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”./Fjala.al