HBO në zi, humb jetën aktori i ‘Game of Thrones’

Bota e kinematografisë është tronditur pasi është përballur me vdekjen e aktorit Andrew Dunbar. Aktori njihet për rolin e tij në një nga serialet më të ndjekura në planet “Game of Thrones”.

Seriali është prodhimi më i jashtëzakonshëm i gjigantit HBO, i cili ka thyer të gjitha rekordet e audiencës duke frymëzuar gjithë botën.

Ai ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Belfast në moshën 30 vjeçare për arsye të paditura ende.

Një zëdhënës i cili merret me kastin e aktorëve është shprehur se kjo ishte një tronditje e jashtëzakonshme.

“Të thuash se jemi të tronditur dhe të pikëlluar nga vdekja e Andrew Dunbar është një nënvlerësim. Ne kemi kaq shumë kujtime të dashura në gjitha vitet që Andrew ka punuar me ne. Ai ishte aq i zhdërvjellët, një interpretues kaq i talentuar, i cili gjithnjë do të përfundonte duke u shfaqur.”, -u shpreh ai.

Dunbar njihet gjithashtu për rolet e vogla  në filmat Line of Duty, Derry Girls dhe Krypton./Fjala.al