Dortmundi i prerë, asnjë lojtar nuk do i shitet më Bayern-it

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kampioni i Bundesligës gjermane, Bayern Munchin gjithmonë ka marrë lojtarët më të mirë nga skuadrat e tjera të kësaj kategorie.

Prej vitesh bavarezët kanë marrë një numër të lartë futbollistësh nga Borussia Dortmundi dhe kanë arritur që të jenë më të mirët. Emra të mëdhenj si Robert Lewandowski, Mats Hummels dhe Mario Gotze janë disa nga lojtarët që lanë Borussia Dortmundin për të kaluar te Munchin.

Kjo situatë duket se e ka shqetësuar mjaftueshëm Dortmundin , i cili ka vendosur të mos i shesë më asnjë lojtar Munchin.

Drejtuesit e Dortmund kanë vendosur që t’i shesin të gjithë lojtarët e tyre jashtë ligës dhe kjo për të mos i forcuar më shumë bavarezët.

Këtë gjë e dëshmoi rasti Christian Pulisic, i cili prej kohësh ishte nën vëzhgimin e Bayern-it, por kaloi te skuadra e Chelsea për 60 milionë euro.

Borussia Dortmund mund të shesë emra si Jadon Sancho që po ashtu kërkohet nga the Blues, Julian Brandt dhe Throgan Hazard, por ajo që është e sigurt është fakti që Bayerni nuk do mund të blejë asnjë prej tyre./Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

Rama: Hedhja e votës kudo tjetër përveçse te kutia e PS është ta çosh votën kot

Kryeministri Rama zhvilloi pasditen e sotme takimin me të rinjtë në kryeqytet dhe me skuadrën elektorale të 11 majit....

Alban Dudushi flet për sëmundjen e rëndë: Mendova se do kalonte, por ishte më serioze

Përpara çështjes së kontratës me RTSH-në, Alban Dudushi është përballur me një problem shëndetësor, të cilit fillimisht nuk i kishte kushtuar rëndësi. Në një...

Kandidatët e PS-se në Tiranë/ Manastirliu: Me këtë skuadër finalizojmë ëndrrën europiane

Kandidatët e PS-së në Tiranë për zgjedhjet e 11 majit. 'Tirana do të jetë lokomotiva e fitoreve' tha Ogerta Manastirliu sepse është simboli i punëve...

A do ta ndalojë ora inteligjente pandeminë e ardhshme?

Shumë prej nesh i kanë në kyçet e dorës në çdo kohë – i përdorim për t'iu përgjigjur telefonatave, për të bërë selfie, për...

Zgjedhjet e 11 majit, çfarë peshe ka vota preferenciale sipas Kodit Zgjedhor

Në zgjedhjet e 11 majit, pas ndryshimeve që iu bën Kodit Zgjedhor, vota preferenciale do të ketë sërish një impakt në përcaktimin e deputetëve...

Lajme të tjera

Web TV