Ka qenë Olti Curri ai që i kishte kërkuar këngëtares nga Kosova, Kida, të hynin të dy live në Instagram për të bërë një intervistë.
Olti e nis këtë intervistë duke i thënë se “Nuk ma merrte mendja se do e mbaje premtimin, mendova se do e bëje si artistët e tjerë. Por Kida i përgjigjet “Unë doja një live krejt spontan, por mbasi ta premtova mund të më pyesësh”.
Olti: Unë të njoh shumë mirë si artiste, por pyetjet do t’i nisim qëkur ti ke filluar karrierën, për atë publik që nuk të njeh. Ti ke filluar karrierën para sa vitesh?
Kida: Para 7-vitesh.
Olti: Para 7-vitesh kanë qenë në modë këngëtaret me shalët e gjata si Nora Istrefi, Ledina Celo, Bleona Qerreti, ty si ta dha truri se ti je e vogël kështu si panettone, ose si majonezë?!
Kida: Ne në Kosovë themi: ”Trupin e vogël, por sherrin e madh”. Kur kam hyrë unë ka qenë ai moment fiks ku hynte një vajzë pa shalë.
Kida gjithashtu flet për miqësinë që ka me Mozik dhe Loredanën. E pyetur nga Olti nëse do ishe mashkull do ishe martuar me Loredanën? Kida i përgjigjet “Po” sepse është shumë ‘gangsta women’ dhe shumë pozitive e ka shpirtin e mirë.
Përsa i përket festivalit Olti e pyet nëse do ishe në juri cilën do zgjidhje për Eurovizion? Arilena Ara? Elvana Gjata?. Kida i përgjigjet se të dyja janë artiste shumë të mira, por kënga e Elvanës është më shumë për Eurovizion.
Mirëpo ajo që bëri bujë në këtë live ishte anoncimi i Kidës për këngën e re, e cila e pranoi në intervistë se nuk do të priste më shumë. “Më herët do të nxjerrë një këngë se sa të martohem”. U shpreh këngëtarja.
Kida për momentin ka qenë pjesë e koncertit që mbahet në New York, bashkë me artistët e tjerë si: Ledri Vula, Elvana gjata. Të gjithë i njohim këngët e Kidës ndaj i urojmë suksese në projektin e ri.