Plas “lufta” në Katalonjë, thellohet kriza Barça-Vidal

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mesfushori i Barcelonës, Arturo Vidal, është në një situatë shumë të keqe me katalanasit dhe largimi i ti duket si zgjidhja më e mirë e mundshme.

Kiliani pritet që të bëhet pjesë e klubit italian të Interit gjatë merkatos së janarit dhe të largohet nga La Liga, ku kohët e fundit duket se nuk e ka gjetur shumë veten.

Ish-lojtari i Bayern dhe Juventus duket se është në një gjendje “lufte” me Barçën, pasi siç raporton “ABC” së fundmi ka pasur diskutime edhe për bonuse të kontratës së tij. Vidal ka marrë nga katalanasit vetëm 1.7 milionë euro bonuse nga 4.1 milionë që parashikoheshin në kontratë dhe që duhet t’i kishin kaluar mesfushorit vitin e kaluar.

Ky lajm, aspak i mirë për kilianin, duket se ka gëzuar Antonio Konten e Interit, i cili kërkon që ta marrë sa më shpejt lojtarin e Barcelonës.

Ndonëse Messi dhe Valverde e duan pranin e mesfushorit në skuadër, drejtuesit e katalanasve duket se nuk e kanë trajtuar siç duhet atë. Bonusi ishte “molla” e dytë e sherrit brenda këtij muaji, pasi Vidal reagoi keq ndaj klubit për faktin se nuk ishte titullar në derbin me Real Madridin./Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

Air BnB në Shqipëri, konkurrenca në turizëm po ul çmimet

Po listohen më shumë apartamente, por mesatarisht po fitohet më pak. Sipas të dhënave nga Airbnb, në fillim të...

“Nuk u ndalën në babëzi”/ Reagon ashpër Meta: Paratë janë në xhepat e politikanëve

Përmes një komunikimi nga qelia, Meta shprehet se miliona euro para të dhuruara për fermerët nga Bashkimi Europian, përfunduan në xhepat e “investitorëve strategjikë”...

Dy fronte vendimtare në Luftën e Dytë Botërore: Pushtimi i Sicilisë dhe Beteja e Kurskut

9 korrik 1943 Më 9 korrik 1943, Lufta e Dytë Botërore hyri në një fazë vendimtare me zhvillime të mëdha në dy fronte kyçe: Bregdeti...

Përmbytje në Texas, raportohet për viktima dhe të lënduar, çfarë po ndodh në vend

“Numri i të vdekurve nga rritja e papritur e niveleve të ujit mbetet i pasigurt”, shpjegoi Rob Kelly, kreu i autoriteteve lokale në qarkun...

Do të habiteni kur të zbuloni se çfarë i shkakton kondicioneri lëkurës suaj!

Qëndrimi i gjatë në një dhomë të kondicionuar mund t’i shkaktojë dëme lëkurës suaj. Kondicionerët punojnë duke larguar lagështinë nga ajri për të ftohur...

Lajme të tjera

Web TV