“Vodhën burimet e naftës”, Bashar al-Assad padit SHBA?

Bouthaina Shaaban, këshilltarja e presidentit sirian, Bashar al-Assad, tha ditën e sotme se Damasku do të padisë Washingtonin për vjedhjen e burimeve të naftës në vendin arab.

Ajo mbajti një qëndrim kundër prezencës së trupave amerikane në fushat e naftës dhe insistoi në largimin e të gjitha forcave pushtuese në vend, qofshin ato terroriste, turke apo amerikane. Deklarata e saj erdhi pasi presidenti i SHBA, Donald Trump, tha në shtator se disa forca amerikane do të qëndrojnë në Siri për të siguruar rezervat e naftës.

Muajin e kaluar Siria u ankua në asamblenë e OKB, se  SHBA po pushton puset e naftës por deri tani nuk ka marrë një përgjigje./Fjala.al