Albërie Hadërgjonaj braktis Shqipërinë

Ja cilët artistë Shqiptarë kanë zgjedhur të ikin jashtë vendit tonë, për të kaluar pushimet e vundvitit.

Pas festivalit të 58-të në RTSh shumë prej artistëve  kanë zgjedhur të largohen nga Shqipëria. Ishte Elvana Gjata që u largua e para për një koncert në SHBA. Elvana shkroi se askush nuk mund ta ndalte suksesin e saj edhe pse nuk e fitoi festivalin.

Pas Elvanës, Arilena Ara, e cila do të na përfaqësojë në Eurovizion, sërish është një tjetër artiste e cila është larguar për në Amerikë.

Por para disa orësh shikojmë një tjetër pjesëmarrëse të festivalit, këngëtaren Albërie Hadërgjonaj, e cila ka zgjedhur të shkoj në Mexico.

Albërie Hadërgjonaj u gjykua se merrte pjesë me një këngë të vjedhur ne festival nga melodia e filmit “Cinderella”. Ajo nuk iu kundërpërgjigj as ndjekësve dhe  as mediave që e gjykuan, por zgjodhi të largohej nga zhurma e Festivalit duke preferuar t’i kalojë këto pushime në Mexico.

Mesa duket këtë vit të gjithë artistët pjesëmarrës kanë zgjedhur të largohen për të tërhequr vëmendjen nga Festivali, i cili edhe pse ka përfunduar vazhdon akoma të përflitet nga publiku, për padrejtësi.

Përgatiti: Enkeleda Fishekaj