Artistët sërish në protestë: Kërkojmë transparencë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grup artistësh dhe aktivistësh të shoqërisë civile në mbrojtje të Teatrit Kombëtar u mblodhën sërish në një protestë, para Bashkisë së Tiranës, duke kërkuar informacion lidhur me tenderin për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Aktorët dhe aktivistët shprehen se do të vijojnë protestat, derisa Bashkia Tiranës të bëjë transparent tenderin dhe të gjithë përgjegjësit e kësaj afere korruptive të jenë para drejtësisë.

“Si mund të bëjnë këta sikur e kanë Shqipërinë si pronë të tyren. Ky shembull që japim ne sot, duhet të jetë shembull për të gjithë. Këta kanë arritur në një pikë korruptive maksimale. Ne kemi dy vjet për të ndenjur në protestë, në të ftohtë, dhe ai gjen kurajë jo vetëm të mos japë përgjigje, por edhe të fyejë. Ne do t’i tregojmë llogari, dhe nëse nuk e japin informacionin, do ndjekim hapa të tjerë.

Ne jemi një grup artistësh të armatosur me aktivistë, juristë, dhe kemi bërë një luftë institucionale prej dy vitesh, që as bashkia, as qeveria nuk kanë arritur ta bëjnë dot. Të jenë të bindur që nuk do ta lëmë këtu, por do ta çojmë deri në fund, derisa përgjegjësit e këtij tenderi korruptiv të dalin para drejtësisë. Ka plot pjesë të shëndosha të shoqërisë shqiptare, që presin një akt si ky i yni, që njerëzit që bëjnë korrupsion, të dalin para drejtësisë.”, është shprehur aktori dhe regjisori, Edmond Budina.

“Çfarë çete jemi ne, na jepni informacione, ore dreqi e mori. Unë ndihem mirë që jam pjesë e çetës. Dhënia e informacionit për tenderin është minimumi i transparencës.” deklaroi aktori, Mehdi Malka.

Të fundit

Përplasen dy helikopterë, humbin jetën të gjithë personat që ndodheshin në to

Dy helikopterë privatë janë përplasur në Finlandë, duke lënë pas viktima. Të pesë pasagjerët e helikopterëve që u përplasën në...

Greqia padit Adidas për reklamën me Akropolin, shkelje e trashëgimisë kulturore

Autoritetet greke kanë nisur veprime ligjore pasi pamjet e një reklame të re të Adidas, ku Akropoli i shekullit të V p.e.s. shfaqet si...

Shqipëria në finalen e Eurovision/ Votoni ‘Zjerrm’, le ta çojmë atje ku e meriton

Nata finale e Eurovision, ku Shqipëria përfaqësohet me Shkodrën Elektronike dhe hitin ‘Zjerrm’ po përcjell emocione të veçanta në botën mbarëshqiptare. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe...

Opozita kontenstoi votat/ Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se Partia Demokratike nuk ka paraqitur asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj mbi manipulimin e votave të ardhura...

Modë, muzikë dhe turizëm/ Vlora çel sezonin turistik me mbrëmje festive

Në një skenë gjigande të ndërtuar në shëtitoren Lungomare, pranë "Ujit të Ftohtë" Vlora çeli zyrtarisht mbrëmjen e sotme sezonin turistik. Çelja e sezonit u...

Lajme të tjera

Web TV