Sulmi amerikan shkaktoi 25 të vrarë. Milicia iraniane: Do hakmerremi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga sulmet ajrore amerikane kundër pozicioneve në Irak dhe Siri, u vranë të paktën 25 persona. Ndërkaq, një milici e mbështetur nga Irani, kërcënoi se do të hakmarrjet në përgjigje të këtyre sulmeve.

Paralajmërimi nga grupi “Kataeb Hezbollah” erdhi ndërsa Ministri i Jashtëm i Iranit dënoi sulmet amerikane si shkelje të sovranitetit të Irakut dhe i cilësoi ato si terrorizëm.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Mark Esper konfirmoi sulmet ajrore në komentet për gazetarët të dielën vonë. Ai tha se avionët amerikanë sulmuan tre objektiva të grupit Kataeb Hezbollah në Irakun perëndimor dhe dy të tjera në Sirinë lindore, raporton Zëri i Amerikës.

Sekretari Esper i identifikoi objektivat si depo të armëve dhe objekte komande dhe kontrolli.

Sulmet ajrore u kryen në përgjigje të një sulmi me raketa të premten në një bazë ushtarake irakiane në veri të Irakut gjatë së cilës u vra një kontraktues i ushtrisë amerikane.

Sekretari Esper foli nga një vendpushim në Florida, ku Presidenti Donald Trump po kalon pushimet për festat e fundvitit. Gjithashtu atje për të njoftuar presidentin ishte edhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, i cili tha se baza irakiane e goditur të premten është sulmuar disa herë.

“Ne ndërmorëm një përgjigje vendimtare e cila e bën të qartë atë që presidenti Trump e ka thënë me muaj me radhë. Ne nuk do të qëndrojmë ndërsa Republika Islamike e Iranit ndërmerr veprime që i vënë ushtarët dhe kontraktorët amerikanë në rrezik.

Kataeb Hezbollah është pjesë e milicëve të sanksionuara nga shteti që veprojnë në Irak, të njohura si Forcat Popullore të Mobilizuara./Fjala.al/

Të fundit

Rama publikon pamjet nga Mati/ Një destinacion që s’duhet lënë pa u vizituar!

Numri i turistëve në vend, vijon të mbetet i lartë. Të huajt zgjedhin çdo ditë e më shumë si...

Gazetarja “lëshon gjuhën” me Eglin: U këndon ish-ave!

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, gazetarja Enki Braçaj u ndal mes te tjerash te kënga e re e ish-finalistes së...

Ish-shefi i CIA tregon vendin e radhës që do të sulmojë Rusia, ja kë fajëson ai

Ish-shefi i CIA-s dhe gjenerali amerikan me përvojë ushtarake, David Petraeus, paralajmëroi se presidenti rus Vladimir Putin mund të ndërmarrë një sulm ndaj një...

Pas Alimehmetit, edhe Lisandër Hoxha kërkon rivlerësimin e votave preferenciale

Kandidati i PD në zgjedhjet e 11 majit, Lisandër Hoxha, i është drejtuar me një kërkesë Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), pranë Komisionit...

Deputeti socialist: 83 mandatet e PS janë meritë e Saliut!

Për deputetin socialist Petro Koçi, vota e 11 majit ishte një protestë ndaj Berishës. I ftuar në edicionin ‘Tirana Live’, Koçi tha se në...

Lajme të tjera

Web TV