Fluks i rënduar në Rinas, Policia Kufitare merr masa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situata në aeroportin e Rinasit është përballur me një fluks pasagjerësh, ndërkohë që  Policia Kufitare e Rinasit njofton se ka marrë masa për përballimin e saj.

Në kuadër të marrjes së masave për përballimin dhe menaxhimin e fluksit gjatë festave, nga ana e Komisariatit Rinas, në zbatim të planit të masave të DPPSH, janë shtuar dhe masat e sigurisë, duke rritur dhe numrin e kontrolleve në vijën e dytë, si në hyrje ashtu dhe në dalje.

Javën e fundit, si rezultat i këtyre kontrolleve janë evidentuar 13 raste me dokumente të falsifikuara, si pasaporta, karta identiteti, viza të vendeve të BE-së dhe personat që kanë tentuar ta kalojnë kufirin me këto dokumente janë proceduar penalisht për “Falsifikimin të dokumenteve” dhe për “Kalim të paligjshëm të kufirit”.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare e Rinasit, masa për përballimin e fluksit në hyrje dhe për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Gjatë javës së fundit, në hyrje të Republikës së Shqipërisë nëpërmjet aeroportit të Rinasit, ka pasur një fluks të shtuar të qytetarëve. Prej datës 23 dhjetor e deri sot kanë hyrë nëpërmjet aeroportit të Rinasit mbi 55 mijë qytetarë.

Në kuadër të marrjes së masave për përballimin dhe menaxhimin e fluksit gjatë festave, nga ana e Komisariatit Rinas, në zbatim të planit të masave të DPPSH, janë shtuar dhe masat e sigurisë, duke rritur dhe numrin e kontrolleve në vijën e dytë, si në hyrje ashtu dhe në dalje.

Javën e fundit, si rezultat i këtyre kontrolleve janë evidentuar 13 raste me dokumente të falsifikuara, si pasaporta, karta identiteti, viza të vendeve të BE-së dhe personat që kanë tentuar ta kalojnë kufirin me këto dokumente janë proceduar penalisht për “Falsifikimin të dokumenteve” dhe për “Kalim të paligjshëm të kufirit”.

Lexo edhe :  Tarifa e Trump për Shqipërinë? Eksportuesit: Mund të jetë një mundësi e artë

Policia Kufitare ka marrë masa për përballimin e fluksit edhe në dalje, në ditët e para të vitit të ri, si dhe për një kontroll sa më efikas në drejtim të parandalimit dhe goditjes së paligjshmërisë./Fjala.al

Të fundit

“Mirror”: Shqipëria, destinacioni i bekuar me klimë mesdhetare

E bekuar me një klimë mesdhetare dhe temperatura të ngrohta që arrijnë deri në 30 gradë Celsius, Shqipëria është...

Takimi Putin-Trump, blofi i ri i Kremlinit për të vazhduar avancimin në luftë?

Me entuziazmin e tij të zakonshëm, kreu i Fondit Rus për Investime të Drejtpërdrejta dhe njëkohësisht përfaqësues i posaçëm i presidentit rus për bashkëpunimin...

Zjarret në Jug, rëndësia e sigurimeve dhe SIGAL si aleati i rikthimit në normalitet

Pavarësisht paralajmërimeve të Emergjencave Civile, Jugu i vendit nuk u shpëtoi dot flakëve. Pyje, kultura bujqësore, blegtori, dhjetra banesa, struktura agroturizmi dhe dy objekte kulti...

“Porta e Ferrit” do të shuhet: Nga katastrofë mjedisore në atraksion

Në zemër të shkretëtirës së Karakumit në Turkmenistan, flakë të dobëta përshkojnë muret e një krateri gjigant prej 70 metrash diametër dhe 20 metra...

Cilat vende kanë pagat minimale më të larta dhe më të ulëta në Evropë?

Miliona punëtorë në të gjithë BE-në vazhdojnë të fitojnë pagë minimale. Pragjet kanë për qëllim të sigurojnë një standard bazë jetese për punëtorët, megjithëse...

Lajme të tjera

Web TV