I shpëtoi atentatit me bombë,kush është kryebashkiaku i “fortë” i Lushnjës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fatos Tushe ka shpëtuar vetëm me disa plagë nga shpërthimi i një bombe në zyrë, ku u plagos edhe sekretarja e tij.

Por kush është Fatos Tushe, i konsideruar edhe si kryebashkiak i “fortë”, pasi është ndër ata pak persona që Rama i rikandidoi për të katërtën herë si kryebashkiak.

Fatos Tushe drejton Bashkinë e Lushnjes prej vitit 2011 dhe në zgjedhjet e qershorit 2018 mori mandatin e tij të katërt. Në zgjedhjet lokale të 2015-ës, Tushe fitoi me 52.27% të vota në emër të Partisë Socialiste dhe Aleancës për Shqipërinë Europiane.

Fatos Tushe ka përfunduar studimet në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në vitin 1994 dhe në vitin 2009 ka përfunduar studimet për Drejtësi në Fakultetin Juridik të Tiranës. Tushe është zgjedhur për herë të parë kryetar i Bashkisë së Lushnjes në vitet 2007-2009, por e la mandatin për t’u bërë deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Në vitin 2011, ai dha dorëheqjen nga mandati i deputetit për të kandiduar sërish në zgjedhjet lokale për Bashkinë e Lushnjes.

Të fundit

Sulmi në bazën amerikane, Irani e informoi Katarin më parë?

Irani thuhet se ka koordinuar sulmet ndaj bazave amerikane me Katarin, me qëllim që të minimizohen viktimat. Lajmi raportohet...

Irani: Sulmi sot ishte mesazh i qartë për SHBA!

Me sulmin ndaj bazës amerikane në Katar, “mesazhi i forcave të armatosura iraniane për Shtëpinë e Bardhë dhe aleatët e saj është i qartë:...

Vuçiç: Kemi ushtri të pakrahasueshme, nuk na sulmojnë dot më

Zhvillimet në botë kanë alarmuar Aleksander Vuçiç, i cili prej ditësh ka në fokus të daljeve publike vetëm fuqizimin e ushtrisë dhe armatimet. Pasi...

Rinumërimi i votave, në kuti nuk gjendet djalli!

Nga Sebi Alla Ndërsa janë rinumëruar rreth 40 për qind të votave të qarkut Tiranë, rezultatet nuk ndryshojnë, as në mandate, por as edhe në...

Iran-Izrael, a ka rrezik rrezatimi në Shqipëri?

Pas zhvillimeve në Lindjen e Mesme dhe sulmeve ndaj objekteve të ndjeshme në Iran, qytetarët kanë ngritur shqetësime për rrezikun e mundshëm nga rrezatimi....

Lajme të tjera

Web TV