Sara Bajraktari ishte konkurrentja në moshën më të vogël të këtij viti në “Festivalin e 58-të të Këngës në RTSH”. Kjo gjë e habiti publikun me kualifikimin e saj dhe e eliminimin e shumë artistëve të mirënjohur.
Pavarësisht kësaj, ajo arriti që të fitonte çmimin e tretë duke lënë pas këngëtarë shumë të njohur shqiptarë.
Moderatorja Alketa Vejsiu u shpreh se Sara i dedikonte këngën prindërve të ndarë, por kjo nuk qenka e vërtetë.
Ja deklarata e Sarës: U tha se kënga “Ajër” ishte një dedikim për babain tim, dhe prindërit i kam të divorcuar. Ky informacion iu dha publikut nga vetë Alketa kur unë përfundova këngën.
Këngëtarja ka treguar në emisionin “Rreze Dite” se ky lajm nuk është aspak i vërtetë.
“Prindërit e mi nuk janë të divorcuar. Kënga është vullnet i lirë, ajo këngë mund të meret edhe si këngë dashurie, për motrën, për vëllain.
Prezantuesja e perceptoi në atë mënyrë, u duk sikur e kishte përmua, por e kishte për veten e saj ndoshta. Unë ngela e habitur, thashë “kur u divorcuan” jam habitur nga kjo gjë”, u shpreh Sara.