Presidenti Meta bën urimin e tij: “Nga 1 Janari duhet…”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta,  nëpërmjet një videoje të postuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka uruar shqiptarët për Vitin e Ri 2020.

Meta është shprehur se zhgënjimet që po lemë pas me vitin e vjetër, le të na ndihmojnë për një reflektim të thellë e të sinqertë në mënyrë që viti 2020 të jetë viti i realizimit të shpresave dhe ëndrrave të çdo shqiptari dhe familje shqiptare.

Mesazh urimi i Presidentit Meta:

Të dashur motra e vëllezër shqiptarë,

Në këtë festë tradicionale të ndërrimit të viteve, të bashkimit dhe solidaritetit njerëzor e shpirtëror pranë vatrave të ngrohta familjare, të takimit me të dashurit e zemrës dhe miqtë tuaj në tryezat e gëzimit, shpresave dhe ëndrrave të reja, kam kënaqësinë t’i bashkohem urimit të përzemërt:

GËZUAR VITIN E RI 2020!

Qoftë një vit i mbarë dhe i begatë, i mbushur me lumturi, dashuri dhe paqe në çdo familje, në shoqërinë dhe në Shqipërinë tonë të dashur!

Zhgënjimet që po lemë pas me vitin e vjetër, le të na ndihmojnë për një reflektim të thellë e të sinqertë në mënyrë që viti 2020 të jetë viti i realizimit të shpresave dhe ëndrrave të çdo shqiptari dhe familje shqiptare, por edhe viti që e afron Shqipërinë me familjen evropiane dhe standardet e saj!

Çdo shqiptar i ndershëm dhe punëtor kërkon më shumë shpresë dhe meriton mirëqenie, por edhe ndihmë, përkrahje e mbështetje, për të ndërtuar një jetë të denjë dhe një të ardhme të sigurt në Atdheun tonë.

Secili prej jush meriton më shumë pozitivitet, një Shqipëri më të drejtë, më të dashur, më të dhembshur dhe më njerëzore.

Dhe kjo në radhë të parë kërkon një Shqipëri përfshirëse dhe më të bashkuar, e udhëhequr gjithmonë nga interesi kombëtar dhe publik.

Lexo edhe :  Rama: T’u hiqen licencat noterëve e avokatëve që japin shërbime e-Albania me pagesë

Solidariteti mbarëkombëtar që treguam pas tërmetit tragjik, është një themel i fortë dhe i qëndrueshëm, që na frymëzon të gjithëve dhe na jep besim për sfidat që na presin!

Sot ne shkëmbejmë urimet më të mira për Vitin e Ri, por nga 1 janari duhet të mendojmë dhe të punojmë më shumë, të gjithë së bashku, për t’i dhënë dritë dhe shpresë të ardhmes sonë dhe të fëmijëve tanë në Atdheun tonë!

E ardhmja është në dorën e secilit prej nesh dhe të bashkuar  do t’ia dalim!

Numërimi mbrapsht ka filluar!

Le të jetë 2020 viti i ndryshimit të madh!

GËZUAR NË ÇDO VATËR SHQIPTARE!

ZOTI E BEKOFTË SHQIPËRINË DHE KOMBIN SHQIPTAR!/Fjala.al

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/618917565515594/

Të fundit

Kishin zënë në mënyrë të paligjshme hapësirat publike/ Procedohen penalisht tre persona

Vijojnë kontrollet në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e...

2014 – Rrëzimi tragjik i Fluturimit MH17 mbi Ukrainë

Më 17 korrik 2014, Fluturimi 17 i Malaysia Airlines, një avion civil i tipit Boeing 777, u rrëzua mbi territorin lindor të Ukrainës, pranë...

Meta kërkon lirinë, mbahet sot seanca në Apelin e GJKKO-së

Mbahet sot në Apelin e Posaçëm seanca për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili kërkon ndryshimin e masës së sigurisë. Gjykata...

E gjithë godina e “përpirë” nga flakët, pamje nga tragjedia me 50 viktima në Irak

Një zjarr shkatërrues përfshiu një ndërtesë tregtare shumëkatëshe në qytetin lindor të Irakut, Kut, duke lënë pas rreth 50 viktima dhe të plagosur, sipas...

Kina po shpenzon miliarda për t’u bërë superfuqi e inteligjencës artificiale

Nga Meaghan Tobin, The New York Times Kur OpenAI ndaloi aksesin e sistemeve të saj të avancuara të AI-t për Kinën në korrik të vitit...

Lajme të tjera

Web TV