Viti i Ri, Rama dhe Veliaj vizitë në çadrën e familjes Shkalla në Farkë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjashtë pjesëtarët e familjes së Estref Shkallës mbetën pa shtëpi nga tërmeti i 26 nëntorit. Përkohësisht ata janë strehuar në një çadrën të ngritur në pronën e tyre.

Ndërkohë, mbrëmjen e sotme ata u vizituan nga Kryeministri Edi Rama dhe Kryebashkiaku Erion Veliaj të cilët bashkë me urimin për një vit të ri të gëzuar, e siguruan për rindërtimin e shtëpisë në kohë rekord. Rama deklaroi se të gjitha banesat e dëmtuara do bëhen brenda vitit.

Me siguri që do t’i rregullojmë të gjithë brenda vitit tjetër, ky është qëllimi. Kush është në çadër është prioriteti i parë, pastaj ata me qira. Ne kemi bërë një pjesë të madhe të planeve tani do të fillojmë. Shtëpinë tënde do ta bëjmë shpejt shumë, se shkova e pash, edhe themelet ishin bërë.

Nga marsi shtëpia do të jetë gati, por derisa të përfundojë shtëpia do të kalojnë në një shtëpi provizore.

Shtëpitë do të bëhen shpejt se do të bëhen me materiale të forta parafabrikate, dhe ato bëhen më shpejt, nuk kanë taksirate temperature, llaçi, janë ekologjike, antisizmike, edhe mobilimin bazë do jua bëjmë ne” deklaroi Rama.

Kreu i bashkisë Veliaj tha se lejet për meremetimin e banesave apo ndertimin e atyre të shembura nga tërmeti jepen brenda 24 orëve.

Të fundit

Tiranë, bie nga lartësia në kantier! Humb jetën punëtori 67-vjeçar

Një 67-vjeçar, punëtor në një kantierë ndërtimi ka humbur jetën tragjikisht ditën e djeshme. Policia e Tiranës njofton se...

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes konfirmon viktimën e parë

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar me një njoftim për mediat pasi në vendin tonë u regjistrua ditën e sotme viktima e parë nga zjarret. “Është...

80 mln euro dështim, ylli i United i ofrohet Bayernit

Nicolas Jackson ka disa ditë që raportohet si një nga objektivat e Bayern në merkato. Në fund, doli që nuk ishte kështu. Vetë klubi...

Ky ushtrim i thjeshtë mund t’ju ulë tensionin e gjakut në kohë rekord

Tensioni i lartë i gjakut është një diagnozë e shpeshtë gjatë kontrolleve rutinë dhe lidhet me një rrezik më të madh për infarkt, goditje...

Flakët rrethojnë edhe Rrogozhinën, Forcat e Armatosura nisin evakuimin e banorëve

Banorët e fshatrave Spanesh dhe Kazie në Rrogozhinë kanë nisur të largohen nga shtëpitë e tyre, për shkak të flakëve që rrezikojnë seriozisht jetën...

Lajme të tjera

Web TV