Aksidentoi për vdekje çiklisten, arrestohet 32-vjeçari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një automjet përplasi ditën e djeshme një grua me biçikletë, ngjarja ndodhi në zonën e Institutit, Kamëz.

Policia raportoi se e aksidentuara humbi jetë për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë, por ndërkohë ishin në kërkim të autorit i cili ishte larguar menjëherë nga vendngjarja.

Sot u njoftua arrestimi i autorit 32-vjeçar, banues në zonën e Kamzës. Aksidenti i ndodhur më 1 janar shënoi kështu dhe aksidentin e parë me viktima për këtë vit.

Njoftimi i policisë
Nga specialistët e qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Z. B. (M).,32 vjeç, banues në Kamëz.

Arrestimi i tij u bë pasi më datën 01.01.2020, rreth orës 22:10, në Bulevardin Blu në Kamëz, duke drejtuar automjetin tip “Fiat” ka aksidentuar një çikliste rreth 40 vjeçe, ende e paidentifikuar, e cila prej dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” ./Fjala.al

Të fundit

Çfarë do të ndodhë në PD? Do të rrëzohet Sali Berisha, apo do të shpërbëhet partia?

Nga Spartak Ngjela Saliu vijon të thotë se Partia Demokratike është dhunuar në zgjedhjet e fundit që ai i ka...

Dhëndri i Trump tregon si vendosi të investojë 1.4 miliardë $ në Shqipëri

Dhëndri i presidentit Donald Trump, Jared Kushner, tregoi sot për herë të parë gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar 'Future Investment Initiative Europe'...

“Kujdes të kam fal njëherë…”/ Manja përplaset me Këlliçin dhe Gjin Gjonin

Momente tensioni janë regjistruar në ambientet e Parkut Olimpik aty ku prej mëngjesit të sotëm ka nisur numërimi i votave të shqiptarëve që jetojnë në...

Pushimet si terapi: Destinacionet që ushqejnë shpirtin

Jo çdo arratisje ka të bëjë me valixhen — disa lidhen me rikthimin tek vetja. Në një kohë ku ritmi i jetës është i shpejtë,...

Kush i humbi zgjedhjet? Askush, si gjithmonë

Nga Enton Spahiu Pas çdo zgjedhjeje, njëra palë feston, tjetra reflekton. Në teori. Sepse në praktikën shqiptare, veçanërisht atë të Partisë Demokratike, reflektimi është një...

Lajme të tjera

Web TV