Akuza ndaj Valdrin Pjetrit, Prokuroria e Tiranës fillon procedimin penal

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Tiranës ka filluar procedimin penal ndaj kandidatit për kryetar të bashkisë së Shkodrës,Valdrin Pjetri, pasi akuzohet për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.

Ai mund të dënohet deri në 3 vite burgim si dhe mos ushtrim për një kohë të caktuar të funksioneve publike. Nga prokuroria është zbuluar se Pjetri ka dhënë identitet të rremë pas arrestimit në Itali duke i ndryshuar emrit gërmën e fundit, gjë që ka vështirësuar identifikimin e tij gjatë përpunimit të gjurmëve të gishtave. Ish-kandidati për Kryetar Bashkie i Shkodrës do të përballet këtë fillim viti me drejtësinë.

Ai nuk u hetua nga Prokurori e Posaçme, SPAK, pasi nuk arriti të merrte dëtyrën e si pasojë nuk mund të kosiderohej zyrtarë i lartë.

Me muaj të tërë Sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme punoi për të vërtetuar se Pjetri ishte i dënuar në Itali në vitin 2003, ku dhe ishte debuar më pas nga ky shtet. Në momendtin e arrestimit ai ishte prezantuar me emrin Valdrim dhe jo Valdrin dhe më pas identitetii tij ishte vërtetuar vetëm nga shenjat e gishtave raporton RTV Ora.

Nga verifikimet e mbërritura nga autoritetet italiane, del se Valdrin Luigj Pjetri, i datëlindjes 18 Shtator 1982, lindur në Shqipëri, është arrestuar në flagrancë, në datë 27 Janar 2003 në Firence.

Ndërsa, më datë 28 Janar 2003, Valdrin Pjetri ka pranuar kryerjen e krimit dhe fajësinë përpara gjykatës, duke nënshkruar marrëveshje për dënimin e tij të menjëhershëm sipas legjislacionit penal italian.

Më tej, në dokumentin e mbërritur nga Italia theksohet se Pjetri është dënuar nga Gjykata e Firences, me vendimin e formës së prerë të datës 12 Qershor 2003, me 18 muaj burg dhe 1000 euro gjobë, për veprën penale “shpërndarje, prodhim dhe trafikim i lëndëve narkotike dhe lëndëve të tjera të paligjshme psikotrope”, të kryer në bashkëpunim.

Lexo edhe :  Eksperti i sigurisë: Florenc Çapja u dëbua nga Dubai, nuk u ekstradua

Ndërsa, për shkak të marrëveshjes së pranimit të fajësisë, Gjykata e Firences ka urdhëruar pezullimin e dënimit.

Më 3 Shkurt 2003, Pjetrit i është revokuar leja e qëndrimit dhe më datë 4 ndaj tij është marrë masa e dëbimit nga shteti italian./Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

Gonxhja njofton hapjen e sezonit turistik: Ja oraret për të vizituar muzetë, kalatë…

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, përmes një video promovuese, njofton nisjen e sezonit turistik 2025 dhe...

Cigaret elektronike i kthejnë mushkritë në ‘kokoshka’

Po, cigaret elektronike janë toksike. Një adoleshent në SHBA zhvilloi një sëmundje të quajtur “popcorn lung” (mushkritë kokoshka) pasi kishte përdorur fshehurazi cigaret elektronike për...

Liderët shtetërorë nderojnë Dëshmorët e Atdheut, përulen para monumentit “Nëna Shqipëri”

Liderët shtetërore, sot më datë 5 Maj, Ditën e Dëshmorëve kanë nderuar dëshmorët e rënë për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Ata janë përulur përpara...

Akuzohet për trafikim seksual, dhunë dhe shantazh/ Diddy përpara gjykatës federale sot

Ish-producenti dhe artisti i njohur amerikan Sean ‘Diddy’ Combs do të dalë këtë të hënë përpara gjykatës federale në Manhattan, për një proces të...

“Nuk duhet të keni frikë!” Zv. presidenti i SHBA-së mesazh politikanëve shqiptarë?

Në një kohë kur Shqipëria ka hyrë në javën e ethshme të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, zv. presidenti i Shteteve të Bashkuara të...

Lajme të tjera

Web TV