Më shumë burra se gra… Koha që femrat të zgjedhin dhe propozojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jo vetëm Bota por edhe Europa po përballet me një shpërndarje të pabarabartë të popullsisë përsa i përket raportit mes gjinive. E thënë ndryshe, ka një diferencë në Eruopë mes raportit të fermave dhe meshkujve, ku këta të fundit përbëjnë numrin më të ulët të popullsisë në krahasim me gratë.

Por ky raport ndryshon në vendin tonë, pasi sipas portalit më të madh të të dhënave, Our World in Data në Shqipëri përqindja e popullsisë femra ishte 49.52%, përkundrejt 51% që ishte në Bashkimin Europian.

Gjithashtu Shqipëria ka më pak ferma edhe se vendet e rajonit. Përqindja më e lartë është shënuar në Serbi, ku sipas të dhënave të portalit popullsia femra ishte 51.14%, në Bosnje dhe Hercegovinë, përqindja e popullsisë femra ishte 50.91%, pasuar nga Mali i Zi me 50.66%, dhe Maqedonia me 50.01%.

Mesatarja botërore e fermave në krahasim me meshkujt është 49.56%.

Përqindjen më të lartë të popullsisë femra e ka Letonia 54.07%, e ndjekur nga Rusia me 53.5%. Në përgjithësi vendet ish-Bashkimit Sovjetik mbajnë rekord për përqindjen më të lartë të popullsisë femra në botë.

Sikurse shikohet nga harta, përqindjen më të ulët të popullsisë femra e kanë vendet e Afrikës së Veriut, vendet e Lindjes së Mesme, ku rekordin e mban Arabia Saudite 42.93%. Kina dhe India ka gjithashtu përqindje të ulët të popullsisë femra.

Ka disa arsye pse raporti gjinor është i pabarabartë:

Ndryshimet në normën e vdekshmërisë dhe jetëgjatësia për gratë dhe burrat. Mesatarisht, gratë jetojnë më shumë se burrat.

Raportet gjinore gjatë lindjes nuk janë të barabarta. Në të gjitha vendet, ka më shumë lindje të meshkujve sesa lindjet femra (shtrirja e së cilës ndryshon sipas vendit).

Lexo edhe :  Berati, qytet me shpirt

Migracioni mund të ndikojë gjithashtu në raportin gjinor të popullatës. Nëse në disa vende ka një sasi të konsiderueshme të punës së mbizotëruar nga meshkujt, gjithçka tjetër është e barabartë, ne do të presim që meshkujt të llogaritnin më shumë se gjysmën e popullsisë së përgjithshme./Fjala.al

Të fundit

Aksident pranë urës së Drojës, raportohen tre të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të urës së Drojës....

“Klub frikacak!” Tifozët nuk ia falin Bayernit që shiti Coman

Bayern po has në kritika të mëdha nga tifozët në rrjetet sociale pas lajmit që Kingsley Coman po transferohet në Arabinë Saudite. Sky raporton...

Raporti: 357 milionë euro kredi ‘të këqija’ nëpër bankat shqiptare

Me gati 6 herë janë ulur kreditë me probleme, krahasuar me 11 vite më parë. Në fund të muajit qershor, Banka e Shqipërisë thotë...

Besniku i Putin bën deklaratën e papritur: Do të ketë paqe me Ukrainën

“Besniku” i presidentit rus dhe kreu i Fondit Rus të Investimeve Direkte (RDIF) , Kirill Dimitriev , shprehu besim se takimi kokë më kokë...

Vazhdojnë zjarret në Tujan, tymi mbërrin në qendër të kryeqytetit

Një vatër zjarri që është aktivizuar prej ditës së djeshme në fshatin Tujan, në afërsi të Tiranës, vijon të jetë aktive edhe këtë të...

Lajme të tjera

Web TV