Tragjedi shqiptare në Australi/ Babai shqiptar vret vajzën dhe dhëndrin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në një familje shqiptare në Yarraville, Western Melbourne të Australisë, ku një burrë ka ekzekutuar vajzën dhe dhëndrin e tij.

25-vjeçarja ka humbur jetën në mënyrë të menjëhershme, pasi u qëllua me armë zjarri nga babai i saj, Osman Shaptafaj, i cili më pas qëlloi dhe veten duke u plagosur rëndë, ndërsa partneri i saj, Veton Musai ka ndërruar jetë një ditë pas së shoqes.

Daily Mail raporton se 55-vjeçari ka qëlluar çiftin me armë në prag të Vitit të Ri, pasi midis tyre ka pasur një mosmarrëveshje.

Vajza e tij, Lindita Musa, ndërroi jetë në vend, ndërsa bashkëshorti i saj 29 vjeç vdiq dje në spital. Çifti i të rinjëve u sulmua nga babai i vajzës në shtëpinë e tyre ditën e martë.
Ndërkohë mësohet se 55-vjeçari është në gjendje të rëndë në spital, pasi pas ekzekutimit të të rinjëve qëlloi veten me të njëjtën armë.

Policia e Victoriasështë duke hetuar mbi një mosmarrëveshje familjare si motivin e sulmit vrasës në vigjiljen e Vitit të Ri.

Në momentin e ngjarjes tragjike raportohet se çifti ka pasur të ftuar në shtëpinë e tyre. Ndër të tjera mësohet se arma u gjet në fund të rrugës ndërsa çifti me në hyrje të banesës. Autoritetet vendase janë duke hetuar shkaqet që e çuan 55-vjeçarin drejt këtij akti makabër.

25-vjeçarja punonte si recepsioniste për Colliers International në CBD, Melbourne, ndërsa burri i saj në një bankë aty pranë./Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

U martua për t’i bërë “bisht” ushtrisë, Agroni përballet me “gruan e harruar”

“Çfarë është kjo grua që më nxirrni pas 30 viteve?! Po ik ore me gjithë atë Valentinën, të shikojë...

Shtëpia e Bardhë irritohet me Netanyahun: Si një fëmijë që nuk di si të sillet

Shtëpia e Bardhë thuhet se është e irrituar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu pas sulmeve në Siri dhe bombardimit të Kishës Katolike të Familjes...

Apatia që po e sfilit vendin

Nga Ben Andoni Jo thjesht debati gati grotesk për mandatin e dy kryetarëve të partive të vogla, por ajo që po ndodh me opozitën në...

Plani për punësimin e emigrantëve/ Zbardhet projekti i qeverisë

Diaspora mbetet prioritet i qeverisë shqiptare. Jo vetëm me të drejtën e votës së mundësuar për herë të parë në zgjedhjet e 11 majit,...

365 – Cunami që shkatërroi Aleksandrinë dhe rrënjët e një qyteti legjendar

Më 21 korrik të vitit 365 pas Krishtit, një ngjarje natyrore katastrofike goditi brigjet lindore të Mesdheut: një tërmet, mendohet me magnitudë rreth 8...

Lajme të tjera

Web TV