Kroacia: Duam hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 1 janar, Kroacia mori presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian nga Finlanda, gjashtë vjet e gjysmë pas hyrjes në union.

“Në samitin e Zagrebit, kemi ambicien dhe qëllimin e qartë, për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ne do të këmbëngulim për këtë. Ne shkojmë në mënyrë ambicioze në samitin e Zagrebit, me qëllimin e qartë për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, deklaroi kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç.

Ai shtoi se nga samiti BE-Ballkani Perëndimor në Zagreb majin e ardhshëm ka dëshirë të japë dy porosi të rëndësishme, e para që në të gjitha samitet takimet të bëhen në mënyrë sistematike dhe e dyta që të bëhet gjithçka që është në metodologjinë për aderim në Union, pasi kjo shërben si nxitje më e madhe për vendet kandidate, raporton Agjencia Telegrafike e Lajmeve.

Fillimi i presidencës kroate do të bëhet zyrtarisht më 9 janar, kur anëtarët e Komisionit Evropian do të shkojnë në Zagreb dhe kur një koncert me atë rast do të mbahet në Teatrin Kombëtar Kroat.

Më 9 janar Zagrebi do të presë një takim të Komisionit evropian nën kryesimin e presidentes, Ursula von der Leyen.

Presidenca e BE-së shihet si një mundësi edhe për ta bërë shoqërinë kroate më të ndjeshme ndaj temave të unionit.

“Një Evropë e fortë në një botë sfidash”, është slogani që Kroacia ka zgjedhur për presidencën e saj.

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV