“Askush nuk ka të drejtë të bëjë si Pilati, të lajë duart para vështirësive dhe problemeve, askush”. Ky ishte mesazhi i fortë i arqipeshkëvit të Shkodër-Pult, imzot Angelo Massafra ditët e para të Vitit të Ri 2020.
Ndoshta vendi kishte nevojë për një goditje, por jo të këtyre përmasave thotë imzot Massafra, që të na zgjonte nga gjumi ku kishin rënë.
Në këtë ditë të tretë të vitit të ri arqipeshkëvi i Shkodrës kremtoi meshën e shenjtë për të sëmurët e qendrës “Nënë Tereza”, nga ku tha se të gjithë është e mundur të bëjmë të mirën e të ndërtojmë shpresën.
Massafra i kërkoi që shteti të bëjë më shumë veçanërisht për shtresat në nevojë dhe personat me aftësi të kufizuara.