Shqipëria me nivelin më të ulët të përdorimit të parave përmes bankave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Banka e Shqipërisë ka publikuar një raport ku theksohet se Shqipëria renditet i fundit në rajon për sa i përket përdorimit bankar. Në këtë mënyrë vendi ynë është një ndër vendet me nivelin më të ulët të përdorimit të parave nëpërmjet bankave.

Në Shqipëri rezulton se vetëm 40% e popullsisë mbi 15 vjeç kanë një llogari bankare duke u renditur në këtë mënyrë pas Kosovës por edhe nën nivelin botëror. Ndërkohë që përdorimi i parasë CASH jashtë bankave mbetet në nivele shumë të larta. Bizneset rezultojnë se e përdorin ndjeshëm paranë jashtë sistemit bankar pasi 66% e pagesave realizohen me para cash. Shqetësuese paraqitet situata sidomos për bizneset e vogla familjare të cilat realizojnë 93% të vëllimit vjetor të pagesave me para në dorë.

Ekspertët e shohin me shqetësim këtë situatë pasi qarkullimi i parave jashtë sistemit bankar ndikon direkt në rritjen e in formalitetit në ekonomi. Po ashtu edhe pagesat e konsumatorëve ku përfshihen blerjet e ushqimeve apo pagesat e faturave realizohen me para në dorë. Sipas Bankës së Shqipërisë vlerësohet se 96% e pagesave të konsumatorëve janë në cash.

Në 6 mujorin e parë të 2019 sipas statistikave rezulton se në vend kanë qarkulluar 288.3 mld lekë jashtë sistemit bankar duke rezultuar niveli më i lartë i 10 viteve të fundit. Për të shmangur përdorimin e parave jashtë sistemit bankar Ministria e Financave do të nisë në shtator të këtij vitit fiskalizimin ose faturimin online.

Të fundit

Kushtetuesja e Kosovës merr vendimin: Kreu i ri i Kuvendit të zgjidhet me votim të hapur

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur të pavlefshme të gjitha seancat e Kuvendit të mbajtura nga 27 qershori deri...

Kultivonte kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet një person në Lazarat

Policia e Gjirokastrës arrestoi në flagrancë shtetasin P. Gj., pasi në oborrin e banesës së tij në fshatin Lazarat u gjetën të kultivuara 48...

Booking.com përballet me padinë e mijëra hoteleve europiane

Booking.com po përballet me një padi nga më shumë se 10 mijë hotele europiane që thonë se platforma ka çrregulluar tregun në dëm të...

8 gusht 1793 – Revolucionit Francez, shpërthen Kryengritja e Lyonit

Revolta kundër Konventës Kombëtare Më qershor 1793, në kulmin e Revolucionit Francez, shpërtheu në qytetin Lyon një nga kryengritjet më të fuqishme kundër pushtetit jakobin...

Në paradhomën e play-off-it

Nga ERVIN BAKU Egnatia dhe Dinamo City, dy skuadra shqiptare, dy prova karakteri në Europë. Egnatia, në një transfertë shumë të vështirë si Ljubljana, nuk u...

Lajme të tjera

Web TV