Sulmi ndaj Ambasadës së Malit të Zi në Beograd, reagon Cakaj

Sulmi ndaj Ambasadës së Malit të Zi në Beograd, është dënuar ashpër edhe nga Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

Me anë të një postimi në rrjetin e tij social Twitter, Cakaj ka deklaruar se sulmi ndaj Ambasadës së Malit të Zi nga ekstremistët serb është i papranueshëm.

Sulmi i dhunshëm ndaj Ambasadës së Malit të Zi në Beograd është absolutisht i papranueshëm. Një mision diplomatik nuk duhet t’i nënshtrohet vandalizmit. Pikëpamjet e ndryshme duhet të adresohen përmes dialogut. Nuk mund të ketë hapësirë për dhunë në shoqëritë demokratike”, shkruan Cakaj nëm postimin e tij.