Detajet/ Sekuestrohen 5 automjete të vjedhura në pikat kufitare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për të eliminuar radhët, Policia Kufitare ka shtuar sportelet në dalje. Aktualisht vijon puna me 9 sportele, 6 në dalje dhe 3 në hyrje. Në momente kur fluksi është i madh, Policia Kufitare aplikon kontrollet e lehtësuara kufitare, pa anashkaluar kontrollet e automjeteve në bazë të analizës së riskut, për të parandaluar trafikimin e lëndëve narkotike dhe falë këtyre kontrolle, një ditë më parë u sekuestruan dy pako heroinë dhe u vu në pranga poseduesi.

Policia Kufitare në bashkëpunim me FRONTEX-in, vijon kontrollet jo vetëm në Pikat e Kalimit, por edhe në kufirin e gjelbër, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë.

Gjatë fluksit të ditëve të festave në hyrje dhe në dalje, Policia kufitare ka bllokuar në Kakavijë, 5 automjete të vjedhura, 4 prej tyre luksoze.

“Falë masave të marra dhe si rezultat i kontrolleve te imtësishme të automjeteve dhe personave që lëvizin në PKK Kakavijë, si në hyrje, ashtu edhe në dalje të RSH, nga ana e Policisë Kufitare dhe oficerëve të Frontex-it të dislokuar në PKK, prej datës 31 dhjetor 2019 e deri mëngjesin e sotëm, janë bllokuar 5 automjete të vjedhura, dy prej të cilëve janë bllokuar në hyrje dhe tre në dalje.

Procedohen penalisht 5 shtetas, ndërmjet tyre edhe një shtetas grek, për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike” dhe konkretisht:
Më datë 31.12.2019, në hyrje të RSH është bllokuar një automjet i markës Opel me targa shqiptare, që drejtohej nga shtetasja E. G., nga Gjirokastra, mjet i cili rezultoi i vjedhur në Gjermani dhe numri i shasisë ishte me ndërhyrje.

Më datë 02.01.2020, në dalje të RSH u bllokua një automjet i markës Mercedes Benz me targa greke, që drejtohej nga shtetasi G. N., nga Lushnja, mjet i cili rezultoi se kishte ndërhyrje mekanike në shasinë e tij dhe numri ishte i dubluar.

Lexo edhe :  Murrizi paralajmëroi arrestimin e dy deputetëve të PD në listën e Tiranës, reagon Berisha

Më datë 03.01.2020, në hyrje të RSH u bllokua një automjet i markës Volkswagen me targa greke, që drejtohej nga shtetasi F. D., nga Rrogozhina, mjet i cili rezultoi i vjedhur ne Greqi.

Më datë 03.01.2020, në dalje të RSH u bllokua nje automjet i markës BMW X5, me targa greke që drejtohej nga shtetasi K. T., nga Athina, mjet i cili kishte ndërhyrje në numrin e shasisë dhe rezultoi i vjedhur në Greqi.

Më datë 03.01.2020, në dalje të RSH u bllokua një rimorkio me targa shqiptare, e cila numrin e shasisë e kishte të dubluar dhe me ndërhyrje mekanike, që e posedonte shtetasi A. K., nga Kruja”./Fjala.al

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV