FOTO/ Lojtari i Real Madrid ngacmon Tayna-n

Këngëtarja kosovare Tayna ka zbuluar për të gjithë se është ngacmuar nga një lojtar i Real Madrid.

Ajo ka treguar mesazhet ngacmuese të lojtarit Vinisius Junior në “Instagram” në emisionin “Shiko kush luan”, teksa ishte duke iu përgjigjur disa pyetjeve.

Duket se lojtari i Realit i ka dërguar këngëtares shumë zemra, të cilat në një farë mënyre tregojnë për një flirt midis tyre.

Më tej, Tayna ka thënë se janë disa lojtarë të kësaj skuadre që e ngacmojnë e i shkruajnë, por ajo nuk ka preferuar të bëjë publik emra të tjerë./Fjala.al/