I mituri plagos vëllanë më të madh me thika

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Luz të Fushë-Krujës ku një i mitur ka goditur me thikë vëllanë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për 16-vjeçarin me inicialet O.O.

Pak pas krimit, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë të miturin. Ai akuzohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur më mjet prerës (thikë) vëllanë e tij shtetasin A.O.,22 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës. ndërkohë, nuk dihen detaje nga sherri mes dy vëllezërit.

Aktualisht policia po heton për ngjarjen në fjalë. Sipas të dhënave të policisë mësohet se gjendja shëndetësore e të plagosurit është e rëndë po jashtë rrezikut për jetën. Ata kanë qenë vetëm në shtëpi gjatë sherrit.

Janë pyetur familjarët dhe vetë autori. Ky i fundit ka pretenduar se vëllai më i madh në moshë e kishte rrahur. Për fat djali që ka marrë plagët e thikës ka mundur të largohet nga shtëpia e për pasojë edhe të shpëtojë nga agresioni i të vëllait. /Fjala.al/

 

 

 

 

Të fundit

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Juventusi piketon yllin e Dortmundit, kostoja 45 mln euro

Karim Adeyemi rikthehet në qendër të vëmendjes. Sulmuesi i Borussia Dortmund ka oferta në Serie A dhe gjërat duken serioze. 23-vjeçari konsiderohet një nga lojtarët...

A e ndali vërtet Trump luftën Kosovë-Serbi? Ekspertët: Fushatë për Nobelin

Për të disatën herë brenda pak javësh, Presidenti amerikan Donald Trump përmend Kosovën dhe këmbëngul në faktin se kishte ndalur luftën në rajon. Pa dhënë...

Kryebashkiaku i Vlorës: Kërkojmë drejtorë, ja si të aplikoni

Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, me anë të një postimi në Facebook ka shpallur “vakancat për të gjithë ata që besojnë se kanë përvojën,...

Lajme të tjera

Web TV