Korça zbardhet nga bora, ja ku duhet të përdorni zinxhirët  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bora e parë ka nisur tashmë dhe më e prekura është Korça. Të dhënat flasin për ngrica dhe vështirësi në rrugë e për pasojë autoritete bëjnë thirrje për vendosjen e zinxhirëve në mjete.

Situata nuk është alarmante por duhet bërë kujdes në disa pika ku edhe temperaturat janë shumë të ulëta. Kështu reshjet e borës në zonën e Korçës kanë filluar orëve të mëngjesit dhe intensiteti është shtuar ndjeshëm në zonën e Qafës së Sharrit.

Në këtë zonë si pasojë e rënies së dendur të dëborës kërkohet nga shoferët e makinave që të përdorin zinxhirët. Në këtë aks për shkak të temperaturave të ulëta janë krijuar edhe ngrica në rrugë.

Autoritetet lokale bëjnë me dije se prej orës 7 të mëngjesit, qarku i Korçës është përfshirë nga reshje me intensitet të ulët.

Zonat me reshjet intensive janë zona e Ersekës dhe fshati Dardhës. Por sipas zyrtarëve të autoritetit lokal të rrugëve nacionale nuk paraqiten probleme për sa i përket qarkullimit të automjeteve në akset kryesore edhe pse bëjnë të ditur që drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes për shkak të lagështirës.

Gjithashtu po punohet nga kontraktorët me pastrim dhe hedhje kripe në rrugët që sipas tyre paraqesin me shumë probleme. /Fjala.al/

Të fundit

Mbi 80,000 të evakuuar dhe 30 viktima/ Përmbytjet shkaktojnë katastrofë në Pekin (VIDEO)

Të paktën 30 persona kanë vdekur dhe më shumë se 80,000 të tjerë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre,...

Zjarret “rrethojnë” Turqinë, gjendje e rëndë në Greqi dhe Bullgari

Zjarrfikësit turq kanë luftuar me flakët pasi të hënën kanë përfshirë tre provinca të shtetit, si pasojë e erërave të forta që frynë pas...

Spanja do të hedhë nga ajri 12 ton ushqime në Rripin e Gazës

Spanja tha të hënën se do të hidhte nga ajri 12 ton ushqime në Gaza këtë javë, ndërsa uria kërcënon territorin palestinez pas 21...

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer, ka ndezur debat me deklaratat...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Lajme të tjera

Web TV