Mëngjesi i së martës pritet të jetë më i ftohti, ja vlerat e temperaturave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dita më e ftohtë për javën në vijim pritet të jetë 7 janari, më saktë mëngjesi i kësaj dite. Pikërisht këtë ditë temperaturat pritet të arrijnë deri ne -10 gradë ne zonat malore, -6 në ato te ulëta dhe -1 grade ne ato bregdetare.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, duke nisur nga orët e mesditës së ditës së sotme era ka qenë intensive në vendin tonë me shpejtësi mesatare 5-10m/s dhe drejtim nga kuadrati i veriut.

Shpejtësia më e lartë e regjistruar në qytetin e Tiranës është18m/s. Era intensive do të vazhdojë deri në orët e para të mëngjesit të dt. 06.01.2020 me shpejtësi mesatare 5-10m/s dhe hera herës era fiton intensitet deri në 15-20m/s.

Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era do të arrijë shpejtësinë deri në 25-30m/s.

Duke nisur nga orët e mesditës se dt. 06.01.2020 pritet pakësimi gradual i intensitetit të erës me shpejtësi mesatare 5-10m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare zonat luginore të verilindjes dhe juglindjes si dhe në zonën e alpeve era do të mbetet intensive deri në 20-30m/s përsëri me drejtim nga kuadrati i veriut.

Nga dt. 07.01.2020 era humbet akoma më shumë intensitet dhe bëhet mesatare me shpejtësi 3-8m/s me përjashtim vijën bregdetare e cila do të arrijë shpejtësi deri në 15m/s. /Fjala.al 

Të fundit

Tronditet Londra, 9-vjeçarja qëllohet me plumb në kokë

Një 9-vjeçare është qëlluar me plumb në kokë me armë zjarri si pasojë e përplasjes mes bandave turke në...

Salianji me parti të re, plan serioz apo… porosi e doktorit?

YLLI PATA - Nga mjediset e reporterëve që përcjellin “zhvillimet” në selinë e PD-së, ka dalë çuditshëm një lajm, sikur Ervin Saljanji po zhvillon...

Teuta përforcon repartin e mesfushës, zyrtarizohet Ardit Toli

Teuta vijon me përforcimet në merkaton e verës. Së fundmi, klubi bregdetar ka zyrtarizuar afrimin e Ardit Tolit. Mesfushori që sezonin e kaluar ishte pjesë...

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Gjirit të Lalëzit

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës po vijon kontrollet në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin...

Nis gara për të ndalur “gënjeshtrat” e inteligjencës artificiale

Kompani të mëdha si Google, Amazon, Cohere dhe Mistral po punojnë për të reduktuar “halucinacionet” në modelet e mëdha gjuhësore, një nga pengesat më...

Lajme të tjera

Web TV