Përkeqësimi i motit, pezullohen lundrimet Bari-Durrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në portin e Barit janë anuluar të gjitha lundrimet për në Durrës dhe shkak për këtë është bërë përkeqësimi i motit.

Në një njoftim të Drejtorisë së Përgjithshme Detare bëhet me dije se porti i Barit do të qëndrojë i mbyllur ditën e sotme , ndërsa ai i Durrësit është u hapur e në gatishmëri, por për shkak të mbylljes së atij në Bari do të ndalohet nisja e trageteve për në bari.

Njoftimi i plotë:

Njoftim! Duke parë përkeqësimin e motit ne ditët e para të vitit 2020 dhe kontaktet me kapitenerinë e portit te Barit, Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se :

1-Porti i Barit është mbyllur sot dhe tragetet nga Bari për Durrës nuk janë nisur deri në një urdhër te dytë nga kapiteneria e portit Barit.

2-Porti i Durrësit është i hapur dhe në gatishmëri por për arsye të mbylljes te portit te Barit do ndalojmë nisjen e trageteve nga Durrësi për në Bari për të shmangur qëndrimin e trageteve dhe të pasagjerëve në radhën e portit te Barit.

Kërkojmë mirëkuptimin e pasagjerëve të bllokuar në portet e Barit dhe të Durrësit pasi e gjitha bëhet për të garantuar sigurinë lundrimore në situatat detare me mot te përkeqësuar, erë te fortë e dallgë të larta. Për çdo ndryshim do ju mbajmë të informuar ose mund të merrni informacion në terminalet e portit Barit dhe Durrësit. Drejtoria e Përgjithshme Detare./Fjala.al/

Të fundit

Aksident i rëndë në Milot-Thumanë! Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Milot-Thumanë, pranë fshatit Fushë Gjorëm, ku një person...

Qeveria e Kosovës: Emigrantët do paguhen 120 euro në muaj

Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar një vendim për të realizuar kërkesën e presidentit amerikan Donald Trump lidhur me pranimin dhe strehimin e...

Po pse shteti shqiptar është kaq i brishtë?! Si mund t’u besosh rishtarëve të paprovuar?

BEN ANDONI A shpërdorohen rregullisht zgjedhjet tek ne?! Pse përdoret rëndom çdo aset i partisë në fuqi për të fituar? Pse nuk i pranon...

Kosova i merr talentin Kroacisë, Veldin Hoxha do të përfaqësojë Dardanët

Mesfushori Veldin Hoxha është lojtari më i ri që i bashkohet Kombëtares së Kosovës. Pas një periudhe me paraqitje të shkëlqyera dhe progres të...

Italia në alarm, zgjebja u shtua me 750% në tre vjet

Zgjebja është rikthyer dhe po përhapet me shpejtësi në Itali. Sipas të dhënave të publikuara nga Shoqata Italiane e Dermatologjisë dhe Sëmundjeve Seksualisht të...

Lajme të tjera

Web TV